KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gazetari argjentinas shpërthen në akuza: Karteli i Meksikës e detyroi Ekuadorin të humbasin, i kërcënuan lojtarët dhe familjet e tyre
Sport

Gazetari argjentinas shpërthen në akuza: Karteli i Meksikës e detyroi Ekuadorin të humbasin, i kërcënuan lojtarët dhe familjet e tyre

Kosova News
Kosova News 16:04 -04/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një deklaratë e gazetarit argjentinas Eduardo Feinmann ka shkaktuar reagime të shumta në prag të ndeshjes së Botërorit mes Meksikës dhe Anglisë.

Duke folur për Radio Mitre, Feinmann pretendoi se disa futbollistë të Ekuadorit kishin marrë kërcënime nga një kartel meksikan përpara ndeshjes së fazës së 1/16 së finales ndaj Meksikës, të cilën ekuadorianët e humbën me rezultat 2-0 në stadiumin Azteca.

“Çështja e Botërorit është mjaft e ndërlikuar, sepse duket se tashmë është konfirmuar se ka pasur kërcënime nga një kartel meksikan të drejtuara ndaj futbollistëve të Ekuadorit. Ata kontaktuan pesë lojtarë, duke u dhënë detaje specifike për familjarët e tyre në Ekuador dhe Meksikë. Është tronditëse”.

“Ata u kërcënuan që të humbnin atë ditë në stadiumin Azteca kundër Meksikës”.

“Kjo është ajo që janë kartelet e drogës, është tronditëse. Dhe duket se ata duan që Meksika të bëhet kampione e botës në vitin 2026 me çdo kusht”.

Megjithatë, sipas portalit meksikan De10.mx, as FIFA dhe as Federata Ekuadoriane e Futbollit nuk kanë konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e këtyre kërcënimeve deri në këtë moment.

Para ndeshjes, Federata Ekuadoriane kishte shprehur pakënaqësi vetëm për ngjarjet që po ndodhnin pranë hotelit ku ishte akomoduar kombëtarja, konkretisht për zhurmat, serenatat dhe përdorimin e mjeteve piroteknike jashtë vendqëndrimit të ekipit.

Ndeshja mes Meksikës dhe Ekuadorit u zhvillua më 1 korrik dhe përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve.

Në fazën e 1/8 së finales, Meksika do të përballet me Anglinë në stadiumin Azteca, në një takim që është planifikuar të zhvillohet më 6 korrik./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Ibrahimoviq shpërthen ndaj Ronaldos

Van Dijk te Milani? Liverpooli jep përgjigje për të ardhmen e yllit holandez

Temperatura deri në 46 gradë, FIFA po konsideron ta shtyjë përballjen mes Francës dhe Paraguait

Lionel Messi vendos tjetër rekord unik në Kupën e Botës

Prekëse: Trajneri i Kongos mëson në konferencë për shtyp se i ka vdekur babai

Kosova News 04/07/2026 04/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
80%
2 km/h
Sat
26 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
23 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në Pejë, vetura përplaset me motoçiklistin
17:01 -04/07/2026
Ibrahimoviq shpërthen ndaj Ronaldos
16:10 -04/07/2026
Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara
16:08 -04/07/2026
Van Dijk te Milani? Liverpooli jep përgjigje për të ardhmen e yllit holandez
15:49 -04/07/2026
Serwer: Kosova të vendosë për gazin amerikan bazuar në interesat e saj
15:44 -04/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?