Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti gjenerallejtnant Kaspars Pudāns, shef i Mbrojtjes së Republikës së Letonisë.
Takimi u zhvillua në shtabin e KFOR-it, në kampin “Film City”, transmeton IndeksOnline.
Takimi u përqendrua në situatën e sigurisë, dhe Ulutaş riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë në një mënyrë të paanshme dhe transparente.
Në këtë kontekst, Ulutaş shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e gjatë dhe të vlefshëm të Letonisë në misionin KFOR.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.


