KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla: Shtëpia e Ymer Elshanit, dëshmi e gjallë e sakrificës kombëtare
Lajme

Gërvalla: Shtëpia e Ymer Elshanit, dëshmi e gjallë e sakrificës kombëtare

Kosova News
Kosova News 19:17 -03/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka vlerësuar Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ymer Elshani si një dëshmi të historisë së popullit shqiptar dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës.

Në një reagim publik, Gërvalla theksoi se historia e popullit shqiptar nuk ndërtohet vetëm mbi data e ngjarje, por edhe mbi jetën dhe veprën e njerëzve që kanë kontribuar në ndërgjegjen kombëtare.

Ajo u shpreh se regjimet gjenocidale nuk i druhen vetëm armëve, por edhe mendimit të lirë, librave dhe intelektualëve, duke shtuar se vrasja e Ymer Elshanit dhe familjes së tij gjatë luftës ishte pjesë e politikës gjenocidale të Serbisë, e cila synonte jo vetëm shkatërrimin fizik të shqiptarëve, por edhe goditjen e kulturës, mendimit dhe kujtesës kolektive.

Gërvalla rikujtoi se në Poklek, Ymer Elshani u vra nga forcat serbe së bashku me bashkëshorten, katër djemtë, nënën dhe shumë civilë të tjerë.

Sipas saj, Ymer Elshani ishte më shumë se një shkrimtar i letërsisë për fëmijë dhe të rinj, pasi ai kontribuoi në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar.

Ministrja falënderoi gjithashtu Teuta Elshanin, vajzën dhe të vetmen të mbijetuar të familjes, për ruajtjen me përkushtim të trashëgimisë familjare, duke bërë të mundur shndërrimin e shtëpisë së Ymer Elshanit në muze.

Në përfundim, Gërvalla theksoi se kujtimi për Ymer Elshanin mbetet një kujtesë e çmimit të lartë të lirisë së Kosovës dhe një zotim për mbrojtjen e Republikës së Kosovës përmes ruajtjes së së vërtetës historike dhe nderimit të sakrificës së të rënëve.

Gjithashtu lexoni:

Vihet gurthemeli i QKMF-së së re në Kastriot, investim 2.7 milionë euro

Posta e Kosovës lanson pullën postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

Kurti pret delegacionin e ‘Vespa Club’, diskutojnë për festivalin në shtator

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e punësimit mes dy vendeve

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takonin: Paraburgimi me standarde

Kosova News 03/07/2026 03/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 19°
82%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C

Lajmet e Fundit

Një muaj paraburgim për 9 të arrestuarit: Pastronin para, duke e deklaruar ujin si naftë
20:09 -03/07/2026
Zulfaj i përgjigjet Përparim Ramës: Nuk e njeh procesin e integrimeve, Qeveria nuk e ka bllokuar asnjë proces
19:59 -03/07/2026
Skandaloze: Vajza e Blerim Devollit pronësinë e Qumështores Vita e ka të regjistruar në Maltë me pasaportë të Serbisë
19:15 -03/07/2026
Vihet gurthemeli i QKMF-së së re në Kastriot, investim 2.7 milionë euro
19:02 -03/07/2026
Ulutaş vlerëson kontributin e Letonisë në misionin e KFOR-it
18:12 -03/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?