KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skandaloze: Vajza e Blerim Devollit pronësinë e Qumështores Vita e ka të regjistruar në Maltë me pasaportë të Serbisë
Siguri

Skandaloze: Vajza e Blerim Devollit pronësinë e Qumështores Vita e ka të regjistruar në Maltë me pasaportë të Serbisë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 19:15 -03/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

KosovaNews para dy vjetësh pati raportuar ekskluzivisht se si pothuajse të gjitha bizneset e oligarkëve Blerim dhe Shkëlqim Devolli pronësinë e tyre fundore e kanë të regjistruar me pasaporta të Serbisë.
Edhe televizioni Klan Kosova dhe operatori Art Motion pronësinë e tyre fundore e kishin të regjistruar me pasporta të Serbisë në Maqedoni.

Dje, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë zbarkuan në Qumështoren Vita, për një inspektim të befasishëm, mirëpo kjo ngjalli reagime të mëdha nga udhëheqësit e kësaj kompanie, të cilët në shenjë revolte e mbyllën fabrikën.
Ndërkohë, në anën tjetër, përemes mediave që financohen nga Devollët, tentuan ta mashtrojnë opinionin publik, duke thënë se kinse Qeveria e ka mbyllur fabrikën në shenjë hakmarrje politike,

Por, meqë u hap ky debat, KosovaNews me një kërkim të thjeshtë e ka hulumtuar edhe pronësinë e Qumështores Vita për ta gjetur pronarin e vërtetë.

Megjithë përshtjellimet e çuditshme, që zakonisht i hasim tek kompanitë e Devollëve, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve(ARBK), pronare e Qumështores Vita figuron kompania  “Abrazen L.L.C”, me seli në Istog.


Sipas të dhënave të ARBK-së, pronare e kompanisë “Abrazen L.L.C” , si pronar juridik, figuron “Abrazen ltd” në Maltë, me adresë: Valletta, Indepedence,Valleta VLT, NUI: C63960, me kapital prej 9,9 milionë euro.



Vajza e Blerim Devollit, Jona Devolli, është pronare “Abrazen ltd” në Maltë, pronësinë e kompanisë e ka të regjistruar me pasaportë të Serbisë.

KosovaNews pati raportuar se si Vlera Devolli, vajza e Blerim Devollit, e ka të regjistruar me pasaportë të Serbisë në Maltë pronësinë e kompanisë që merret me energji solare.
Edhe vajza tjetër e Blerim Devollit, pra Jona Devolli, po del se e ka të regjistruar kompaninë që e ka në pronësi Qumështoren Vita në Maltë, me pasaportë të Serbisë.



Sipas të dhënave të Agjensisë së Bizneseve në Maltë, si pronare e kompanisë “Abrazen ltd” në Maltë figuron shtetasja serbe Jona Devolli.
Janë me qindra faqe dokumentesh, të cilat tregojnë një përshtjellim të pronësisë së kompanisë “Abrazen ltd” në Maltë, e cila e ka në pronësi Qumështoren Vita në Kosovë, por ajo që është faktike është se si pronare kryesore figuron Jona Devolli, vajza e Blerim Devollit, ndërsa ajo që është më skandaloze është se pronësinë e kësaj kompanie nuk ua ka besuar dukumenteve të Republikës së Kosovës, por e ka regjistruar me dokumente të Republikës së Serbisë.



“Si baba, si bijat”


Sipas hulumtimit të KosovaNews, edhe oligarku Blerim Devolli ka shtetësi të Serbisë, dokumentet e të cilit i ka nxjerrë jo më larg se në vitin 2021.
Se si dhe pse po ndodh që të gjitha bizneset e Devollëve pronësinë e kanë të të regjistruar me pasaporta të Serbisë, kjo u mbetet organeve shtetrore të Republikës së Kosovës për ta hetuar…

EKSKLUZIVE: Blerim Devolli nxori dokumente të shtetësisë serbe në vitin 2021 në Kragujevc

Gjithashtu lexoni:

Një muaj paraburgim për 9 të arrestuarit: Pastronin para, duke e deklaruar ujin si naftë

Ulutaş vlerëson kontributin e Letonisë në misionin e KFOR-it

Posta e Kosovës lanson pullën postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte

Një person lëndohet me thikë pas një përplasjeje në trafik në Drenas

Jeton Sopa 03/07/2026 03/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 19°
82%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C

Lajmet e Fundit

Një muaj paraburgim për 9 të arrestuarit: Pastronin para, duke e deklaruar ujin si naftë
20:09 -03/07/2026
Zulfaj i përgjigjet Përparim Ramës: Nuk e njeh procesin e integrimeve, Qeveria nuk e ka bllokuar asnjë proces
19:59 -03/07/2026
Gërvalla: Shtëpia e Ymer Elshanit, dëshmi e gjallë e sakrificës kombëtare
19:17 -03/07/2026
Vihet gurthemeli i QKMF-së së re në Kastriot, investim 2.7 milionë euro
19:02 -03/07/2026
Ulutaş vlerëson kontributin e Letonisë në misionin e KFOR-it
18:12 -03/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?