KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim
Shëndetësi

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News
Kosova News 13:44 -02/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Teksa pacientët që trajtohen në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave nga lista esenciale, duke u detyruar t’i blejnë ato me shpenzimet e tyre, shpesh me çmime të larta e të papërballueshme, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka përmbyllur procedurën “Furnizim me barna nga lista wsenciale (LE) për nevojat e SHSKUK-së”.

Sipas njoftimit të publikuar në platformën e prokurimit elektronik, vlera e parashikuar e kontratës është 2,182,952.06 euro. Bëhet fjalë për një kontratë furnizimi, e zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave ka qenë 18 qershori 2026. Njoftimi për dhënien e kontratës është publikuar më 1 korrik 2026.

Ky furnizim synon të sigurojë barna nga lista esenciale për nevojat e institucioneve që funksionojnë në kuadër të SHSKUK-së.

Sipas vendimit për dhënien e kontratës, pjesa më e madhe e tenderit i është dhënë kompanisë DELTAPHARMA-KS, e cila ka fituar dy lote me vlerë totale prej 1,238,846.40 euro. Ndërkaq, kompania MEDITECH është shpallur fituese e dy loteve me vlerë prej 596,372.47 euro, ndërsa Dreni Pharm ka fituar një lot në vlerë prej 54,100.02 euro. Tenderi ishte hapur për furnizimin me barna nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së, me vlerë të parashikuar prej 2,182,952.06 euro.

Megjithatë, jo të gjitha lotet janë kontraktuar. SHSKUK-ja ka anuluar Lotin 1, pasi nuk është pranuar asnjë ofertë, ndërsa lotet 3, 6, 7 dhe 8 janë anuluar, pasi ofertat e pranuara e tejkalonin në mënyrë substanciale vlerën e parashikuar.

Mungesa e barnave në klinikat e QKUK-së ka qenë prej kohësh një nga ankesat kryesore të pacientëve. Për shumë prej tyre, kjo nënkupton shpenzime shtesë për blerjen e terapive në barnatore private, edhe pse barnat e listës esenciale duhet të sigurohen nga institucionet publike shëndetësore.

Ky tender pritet të ndikojë në përmirësimin e furnizimit me barna, ndërsa mbetet të shihet nëse kontratat e nënshkruara do të reflektohen shpejt në furnizimin e klinikave dhe në lehtësimin e barrës financiare për pacientët.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: “Rilindja” ishte shtyllë e emancipimit shoqëror dhe vetëdijes kombëtare

Zulfaj: Mbështetja e Gjermanisë është kyçe për anëtarësimin e Kosovës në BE

Shabani: Polici civil parandaloi plagosje të tjera në Podujevë, 3 të përfshirët kanë lidhje familjare

Obiliqi me QKMF të re, nënshkruhet kontrata për ndërtimin e saj

Dorëzohet në polici serbi i dyshuari për tentim vrasjen e ndodhur para pesë viteve në Shillovë

Kosova News 02/07/2026 02/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
light rain
21° _ 21°
76%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
26 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

AUV del me sqarim: nuk e mbyllem Qumështoren Vita, në objekt inspektorët gjetën sasi të kosiderueshme vaj palme, qumësht pluhur e UHT
21:55 -02/07/2026
Kurti: “Rilindja” ishte shtyllë e emancipimit shoqëror dhe vetëdijes kombëtare
21:53 -02/07/2026
AUV del me sqarim: Nuk e mbyllëm Qumështoren Vita, në objekt u gjetën sasi e konsiderueshme vaj palme, qumësht pluhur e UHT
21:47 -02/07/2026
Muja: Siguria ushqimore kërkon zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë, qytetarët duhet të dinë se çka hanë e çka pinë
21:00 -02/07/2026
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
20:18 -02/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?