Jean-François Huchet do të jetë ambasadori i ri i Francës në Kosovë.
Sipas dekretit të publikuar më 10 gusht 2026, ai është emëruar ambasador fuqiplotë i Republikës Franceze në Republikën e Kosovës.
Huchet pritet ta marrë drejtimin e misionit diplomatik francez në Prishtinë në fillim të muajit shtator.
Kush është Jean-François Huchet?
Ai është profesor universitar dhe ekonomist, me fokus në ekonominë e Kinës dhe të Azisë Lindore. Deri tani, Huchet ka shërbyer si president i Institutit Kombëtar të Gjuhëve dhe Civilizimeve Orientale (Inalco), detyrë që e mban që nga viti 2019.
Në janar të vitit 2025, ai u zgjodh edhe nënkryetar i France Universités, organizatës që përfaqëson universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në Francë.
Huchet është autor dhe studiues i ekonomisë së Azisë, ndërsa veprimtaria e tij akademike është e përqendruar veçanërisht në zhvillimet ekonomike dhe politike në Kinë dhe në marrëdhëniet e saj me vendet e tjera të Azisë.
Në postin e ambasadorit të Francës në Kosovë, ai do ta pasojë Olivier Guérot, i cili e ka përfaqësuar Francën në Prishtinë që nga viti 2022.
Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës, më 18 shkurt 2008.

