KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova avancon me ankandin e parë të energjisë së erës
Ekonomi

Kosova avancon me ankandin e parë të energjisë së erës

Kosova News
Kosova News 18:53 -01/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Ekonomisë ka mbajtur Konferencën e Para-Ofertimit për projektin e energjisë nga era me kapacitet 50–100 MW, duke shënuar një tjetër hap në realizimin e ankandit të parë për energjinë e erës në Kosovë.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve të sektorit të energjisë, partnerëve ndërkombëtarë dhe tre ofertuesit e parakualifikuar nga Franca, Gjermania dhe Turqia, të cilët kanë kaluar me sukses fazën e kualifikimit dhe kanë avancuar në fazën e dorëzimit të propozimeve.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se konferenca synon t’u ofrojë investitorëve mundësinë për të marrë sqarime mbi aspektet teknike dhe kontraktuale të projektit.

“Ky ankand i erës, të cilin po e përmbyllim këtë verë, është ankandi i parë i erës, por që do të jetë model edhe për ankandet e ardhshme”, deklaroi Rizvanolli.

Kryesuesi i Bordit të Zyra e Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, vlerësoi se organizimi i ankandit krijon mundësi për investime të reja dhe zhvillim ekonomik, duke e cilësuar procesin si një hap të rëndësishëm drejt transformimit të sektorit energjetik.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i KOSTT, Trim Tërnava, tha se projekti do t’i shtojë Kosovës kapacitete të reja energjetike dhe do të forcojë sigurinë e furnizimit.

“KOSTT-i do të jetë i përkushtuar për ta mbështetur projektin brenda kornizës ligjore, duke punuar ngushtë me të gjitha palët për një proces efikas dhe transparent”, u shpreh Tërnava.

Në konferencë foli edhe përfaqësuesi i International Finance Corporation për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Visar Perani, i cili e cilësoi këtë si projektin më të madh të deritanishëm në vend në fushën e energjisë.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, konferenca u organizua për t’u ofruar ofertuesve të parakualifikuar sqarime mbi marrëveshjet e projektit dhe çështjet teknike, rregullative e kontraktuale, duke garantuar qasje të barabartë në informacion gjatë përgatitjes së ofertave.

Projekti mbështetet nga IFC-ja si këshilltare e transaksionit, me përkrahjen e Qeverisë së Gjermanisë dhe të Qeverisë së Luksemburgut përmes LuxDev.

Ministria thekson se mbetet e përkushtuar për zhvillimin e investimeve në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe për avancimin e tranzicionit energjetik në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Goditje për xhepat e qytetarëve: Rriten çmimet e Trafikut Urban në Prishtinë, kështu arsyetohet Komuna

PZAP refuzon ankesat e Bekim Haxhiut, Qëndrim Kryeziut, Emilja Rexhepit dhe Listës Serbe

FSK gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës

Digjen kontejnerë në dy rrugë të Prishtinës, zjarri përfshin edhe dy vetura

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 01/07/2026 01/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
broken clouds
19° _ 19°
85%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
26 °C
Sun
19 °C

Lajmet e Fundit

Humb jetën një 26-vjeçar në Suharekë, dyshohet se u godit nga rrufeja
21:27 -01/07/2026
Osmani: Rikthimi i LDK-së është rrugë e gjatë, gabimet e së kaluarës kanë qenë të mëdha
21:01 -01/07/2026
OVL-UÇK paralajmëron protesta pas shtyrjes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale
20:54 -01/07/2026
Yamal, para duelit me Austrinë: As Franca nuk është më e mirë se ne
20:40 -01/07/2026
Anglia e mposht Kongon, shkëlqen Harry Kane
20:32 -01/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?