Një zjarr ka përfshirë disa kontejnerë për mbeturina në Prishtinë, në rrugët “Simon Shiroka” dhe “Sylejman Vokshi”.
Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë përfshirë nga zjarri edhe dy vetura. Sipas informacioneve që ka marrë KosovaPress, njëra prej automjeteve i përket një personi me aftësi të kufizuara.
Zjarri tashmë është shuar, duke lënë pas dëmet që ka shkaktuar.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit




