KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Goditje për xhepat e qytetarëve: Rriten çmimet e Trafikut Urban në Prishtinë, kështu arsyetohet Komuna
Ekonomi

Goditje për xhepat e qytetarëve: Rriten çmimet e Trafikut Urban në Prishtinë, kështu arsyetohet Komuna

Kosova News
Kosova News 17:04 -01/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët e Prishtinës nga sot do të paguajnë më shtrenjtë biletën e Trafikut Urban, ndërkohë që Komuna synon që përmes tarifës më të ulët në formë digjitale, të nxisë kalimin drejt digjitalizimit të shërbimit dhe të përmirësojë menaxhimin e transportit publik.

Me hyrjen në fuqi të vendimit të ri, bileta njëdrejtimëshe në formë fizike kushton 80 centë, nga 50 centë sa ishte më parë, ndërsa në formë digjitale kushton 60 centë.

Drejtori i Drejtorisë së Mobilitetit në Prishtinë, Pëllumb Bajqinovci, tha se përveç biletës njëdrejtimëshe, kanë ndryshuar edhe tarifat e biletave ditore, javore dhe mujore, duke theksuar se synimi kryesor është kalimi gradual në sistemin digjital.

Sipas tij, çmimi më i ulët i biletës digjitale synon t’i inkurajojë qytetarët ta përdorin këtë formë pagese, e cila, përveç uljes së kostove operacionale, mundëson edhe krijimin e një baze të dhënash për planifikim më efikas të linjave dhe shërbimeve të transportit urban.

“Pas vendimit të kryetarit Rama për shtrenjtimin e biletës, e cila ka hyrë në fuqi sot, kemi ndryshim të tarifave edhe të ditores dhe biletave javore, mujore. Nëse e shohim si koncept, është duke ndryshuar komplet qasja e Trafikut urban ndaj qytetit dhe kjo biletë për 10 centë ka ndryshuar në kuletën digjitale: nevoja e digjitalizimit, e shtimit të linjave të reja dhe komplet mekanizmit nga dy operatorë që kemi. Digjitalizimi përveç asaj që ka kosto më të vogël në rritje 10 centë, ajo në të ardhmen krijon databazë, e cila do ta rregullojë përmbajtjen dhe qasjen tonë ndaj qytetarëve. Do të kemi një shfrytëzim më të mirë, real dhe më efikas. Për biletën fizike, në përgjithësi, edhe sot në kohën moderne është duke u anashkaluar, ne e kemi ende në sistem, por qëllimi ynë primar është që të kalojë komplet në digjitalizim. Nëse flasim për kostot që po rriten, ka të bëjë me rritjen e tarifave të karburantit, rritjen edhe të kostos operative, janë në nje fazë ku kemi nënshkruar kontratën edhe me operatorin privat e publik, kanë premtuar se do të marrin autobus të rinj , që e rrit koston”, tha Bajqinovci.

Ai tha se vendimi për rritjen e çmimit është marrë pas analizave financiare dhe operative të realizuara nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Rritja e çmimit ka ardhur sipas ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë. Sipas asaj që kemi rishikimin e buxhetit, pastaj duke parë edhe databazën edhe financiare dhe operative kemi ardhur deri në këtë përfundim. Përditësimi i shtrenjtimit të biletave është bërë pas një kohe të gjatë”, tha ai.

Bileta ditore në formë fizike do të kushtoj 1.20 cent, ndërsa digjitale 1 euro.

Bileta javore gjashtë euro dhe mujore 18 euro, kurse bileta javore në pagesën digjitale do të kushtojë 14.50 centë.

Gjithashtu lexoni:

Vazhdojnë punimet në rrugën Korishë-Kabash, projekti prej mbi 4 milionë eurosh pritet të përmirësojë lidhjen dhe sigurinë rrugore

Dorëzohet në Kuvend Raporti Vjetor i BQK-së për vitin 2025: Theksohet stabiliteti financiar

Publikohen çmimet, shtrenjtohet për një cent nafta

Bie numri i ndërmarrjeve të regjistruara, ASK jep detaje

AKB: Kosovarët shpenzojnë rreth 195 milionë euro në turizmin e Shqipërisë vetëm gjatë fundjavave në sezonin maj–tetor

Kosova News 01/07/2026 01/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
broken clouds
19° _ 19°
85%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
26 °C
Sun
19 °C

Lajmet e Fundit

Avokati i Thaçit vë në pikëpyetje drejtësinë e Speciales pas vendimit të fundit të Apelit
18:11 -01/07/2026
Në Serbi i reagojnë ashpër Vuçiqit: Radoiçiq akuzohet për krime në Kosovë, jo për politikë
17:44 -01/07/2026
Ndahet nga jeta njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së në Prizren
17:21 -01/07/2026
Kurti: Çdo emër në listën e viktimave përfaqëson një jetë të humbur, Serbia duhet të hapë arkivat për krimet e luftës
17:19 -01/07/2026
Gjobitet me 300 euro shoferi i kamionit që nuk siguroi ngarkesën në Prizren
17:17 -01/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?