KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata Supreme hedh poshtë si të palejueshme padinë e Qeverisë kundër Odës së Avokatëve të Kosovës
Lajme

Gjykata Supreme hedh poshtë si të palejueshme padinë e Qeverisë kundër Odës së Avokatëve të Kosovës

Kosova News
Kosova News 16:50 -29/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Oda e Avokatëve e Kosovës njofton opinionin publik se Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, me Aktvendimin P.A.nr.17/2026, ka hedhur poshtë si të palejueshme padinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës – Ministrisë së Drejtësisë, të ushtruar kundër Odës së Avokatëve të Kosovës.

Me këtë aktvendim, tentativa e Qeverisë për të vënë në diskutim aktet e Odës nuk arriti të kalojë as filtrin fillestar të lejueshmërisë procedurale. Gjykata Supreme konstatoi se objekti i padisë nuk hyn në kompetencën e saj, duke e hedhur poshtë padinë si të palejueshme, pa hyrë në shqyrtimin e meritës së pretendimeve.

Ky zhvillim është një rikujtim se në një shtet të së drejtës, kompetencat nuk ushtrohen sipas vullnetit politik, por vetëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjit. Asnjë institucion nuk mund të zgjerojë kompetencat e veta përtej atyre që i janë dhënë shprehimisht me ligj.

“Oda e Avokatëve e Kosovës nuk do të njohë dhe nuk do të zbatojë asnjë vendim, akt apo urdhër të nxjerrë nga organe që veprojnë jashtë kompetencave të tyre ligjore. Çdo ndërhyrje e tillë është juridikisht e pabazuar dhe nuk prodhon pasoja juridike ndaj Odës së Avokatëve”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu thuhet se përpjekjet e fundit për të ndërhyrë në organizimin e brendshëm dhe ushtrimin e kompetencave të Odës dëshmojnë një keqkuptim serioz të parimeve themelore mbi të cilat ndërtohet shteti demokratik, parimit të ligjshmërisë, ndarjes së pushteteve dhe vetëqeverisjes së profesioneve të lira.

“Autonomia e Odës së Avokatëve nuk është privilegj institucional, por garanci kushtetuese për mbrojtjen e pavarësisë së avokatit dhe të së drejtës së qytetarëve për një mbrojtje të lirë e të pavarur.Oda e Avokatëve do të vazhdojë të mbrojë pa kompromis kompetencat që i garantohen me Kushtetutë dhe Ligjin për Avokatinë dhe do të kundërshtojë me të gjitha mjetet juridike çdo akt të nxjerrë ultra vires, nga cilido institucion apo autoritet publik.”

Vendimi i Gjykatës Supreme është përfundimtar dhe ndaj tij nuk lejohet ankesë.

Gjithashtu lexoni:

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje të rëndësishme

Pacolli merr vendim: Ndalohet prerja, krasitja ekstreme dhe zhvendosja e drunjve pa pëlqim paraprak nga Ministria e Mjedisit

Haxhiu e Kurti në ceremoninë e ndërrimit të komandës në ‘Bondsteel`

Gucati: Të dielën protestë në Zarë të Kroacisë, kërkohet drejtësi

Kosova News 29/06/2026 29/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
71%
1 km/h
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Haziri: Debati i brendshëm ka filluar sot, vendimarrës është lidershipi i LDK-së
19:25 -29/06/2026
Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”
19:17 -29/06/2026
NATO-ja tregon pse nuk u ftua Kosova në Samitin e Ankarasë: S’lejojmë të rrezikohet siguria e rajonit
18:56 -29/06/2026
Kurti takon Daniel Serwerin, diskutojnë për integrimet euroatlantike
18:32 -29/06/2026
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje të rëndësishme
18:29 -29/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?