KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje të rëndësishme
Lajme

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje të rëndësishme

Kosova News
Kosova News 18:29 -29/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Me ftesë të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Andis Salla, ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Armend Muja, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve.

Gjatë vizitës, ministrat nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi, të cilat synojnë avancimin e politikave të përbashkëta në sektorin agro-ushqimor, rritjen e standardeve në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitetit, si dhe thellimin e koordinimit institucional.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, marrëveshjet parashohin gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit në zhvillimin rural, mbështetjen e fermerëve përmes politikave bujqësore dhe skemave financiare, si dhe përafrimin e mëtejshëm me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

Një ndër prioritetet e bashkëpunimit mbetet modernizimi i sektorit përmes digjitalizimit të shërbimeve bujqësore, forcimi i kapaciteteve në kërkimin shkencor, inovacion dhe transferimin e teknologjive bashkëkohore, me synim rritjen e efikasitetit dhe konkurrueshmërisë së sektorit.

Ministria e Bujqësisë vlerësoi se këto marrëveshje përbëjnë një hap të rëndësishëm në konsolidimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, rritjen e sigurisë ushqimore dhe përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve rurale në të dy vendet.

Gjithashtu lexoni:

Gjykata Supreme hedh poshtë si të palejueshme padinë e Qeverisë kundër Odës së Avokatëve të Kosovës

Pacolli merr vendim: Ndalohet prerja, krasitja ekstreme dhe zhvendosja e drunjve pa pëlqim paraprak nga Ministria e Mjedisit

“E vrau pas një përleshje fizike mes tyre”, Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen e djeshme, lirohet babai i saj

Haxhiu e Kurti në ceremoninë e ndërrimit të komandës në ‘Bondsteel`

Gucati: Të dielën protestë në Zarë të Kroacisë, kërkohet drejtësi

Kosova News 29/06/2026 29/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
71%
1 km/h
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Haziri: Debati i brendshëm ka filluar sot, vendimarrës është lidershipi i LDK-së
19:25 -29/06/2026
Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”
19:17 -29/06/2026
NATO-ja tregon pse nuk u ftua Kosova në Samitin e Ankarasë: S’lejojmë të rrezikohet siguria e rajonit
18:56 -29/06/2026
Kurti takon Daniel Serwerin, diskutojnë për integrimet euroatlantike
18:32 -29/06/2026
Holandë, disa hekurudha ndërpresin punën për shkak të mbinxehjes së kanalit të kabllove
17:12 -29/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?