Në Prishtinë po mbahet ceremonia shënuese e 5-vjetorit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), njëkohësisht edhe 15-vjetorit të themelimit të autoritetit për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Kosovës.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva Dërmaku, si dhe U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha dhe deputetë të Kuvendit.
Ceremonia synon të shënojë rrugëtimin institucional në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe të drejtës për qasje në dokumente publike, si dhe të theksojë rëndësinë e forcimit të privatësisë dhe transparencës në institucionet publike.



