KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deficiti tregtar për maj 2026 shënon rritje prej 4,0% krahasuar me maj 2025
Lajme

Deficiti tregtar për maj 2026 shënon rritje prej 4,0% krahasuar me maj 2025

Kosova News
Kosova News 13:33 -24/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova ka regjistruar një deficit tregtar prej 544.4 milionë eurosh në muajin maj 2026, duke shënuar një rritje prej 4 për qind krahasuar me majin e vitit 2025.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, megjithëse eksportet janë rritur me 15.7 për qind në baza vjetore, importet vazhdojnë të dominojnë tregtinë e jashtme të vendit, me një vlerë prej 638.6 milionë eurosh.

“Eksporti i mallrave në muajin maj 2026 kishte vlerën 94,1 milion Euro, ndërsa importi 638,6 milion Euro, që është një rritje prej 15,7 % për eksport, si dhe një rritje prej 5,6 % për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025”, thuhet në njoftimin e tyre.
ASK thekson se grupet kryesore të eksportit janë 27,5 % metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11,1 % e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,7 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8,9 % e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 8,0 % e përbëjnë produktet minerale; etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 15,2 % e përbëjnë produktet minerale, 12,6 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 12,0 % e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,7 % e përbëjnë mjetet e transportit; 10,8 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.
Eksportet e Kosovës në BE u rritën prej 6.3%
Sipas ASK-së, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 30,8 milion Euro, ose rreth 32,7 % e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 6,3 %. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9,9%), Italia (4,9), Holanda (2,7%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 301,3 milion Euro, ose 47,2 % e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13,7%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,1%), Italia (8,8%), Polonia (4,1%), etj.

24.6% rritje e eksportit me vendet e CEFTA-s
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 43,1 milion euro, ose 45,7 % të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 24,6 %. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16,4%), Shqipëria (14,8%), Mali i Zi (6,6%), Serbia (6,4%), etj.

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 85,3 milion Euro, ose 13,4 % të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 22,5 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4,9%), Shqipëria (4,1%), Serbia (3,2%).

Gjithashtu lexoni:

Fushë-Kosova ngrit kapacitetet për ambientin, 4 kamionë të angazhuar për mbledhjen e mbeturinave

Sot nis gara e çiklizmit, paralajmërohen kufizime në autostradën “Arbër Xhaferi”

Edhe sot mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Katër ditë pas zhdukjes në lumin Reuss, gjendet kufoma e 5-vjeçarit shqiptar

Ministria e Infrastrukturës dhe UP-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Kosova News 24/06/2026 24/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 28°
48%
4 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të pandehurve për vrasjen në Prizren
15:20 -24/06/2026
Komandant ‘Bjeshka’ përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij
15:17 -24/06/2026
Hamiti: Nga viti 2021 LDK-ja doli e treta, duhen zgjedhje të brendshme për lidership të ri
15:05 -24/06/2026
Përgjumja dyshohet se i mori jetën kosovarit në aksin Lezhë–Milot, lëndohen djali dhe motra e tij
14:58 -24/06/2026
Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit
14:49 -24/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?