KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot nis gara e çiklizmit, paralajmërohen kufizime në autostradën “Arbër Xhaferi”
Lajme

Sot nis gara e çiklizmit, paralajmërohen kufizime në autostradën “Arbër Xhaferi”

Kosova News
Kosova News 09:46 -24/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, sidomos ata të rajonit të Ferizajt, duhet të llogarisin në kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore sot dhe nesër, për shkak të mbajtjes së Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se garat do të zhvillohen në aksin Ferizaj – HIB Petrol në Bibaj, përmes segmentit të autostradës “Arbër Xhaferi”, si dhe në rrugët që përfshijnë Ferizajn, Hanin e Elezit dhe Trudën.

Sipas njoftimit, dita e parë e kampionatit, më 24 qershor (sot), do t’i kushtohet garës individuale me kronometër (ITT).

Gara nis në orën 10 nga relacioni Ferizaj – HIB Petrol, Bibaj – Babush dhe zhvillohet në segmentin e autostradës “Arbër Xhaferi”, ndërsa përfundimi është paraparë në orën 12.

Ndërkaq, më 25 qershor (nesër) do të mbahet gara rrugore e çiklizmit (Road Race).

Nisja do të bëhet në orën 10 nga Ferizaj/Bibaj në drejtim të Hanit të Elezit, për t’u kthyer më pas drejt Ferizajt dhe Trudës. Gjatësia e garës do të jetë 100 kilometra, ndërsa përfundimi pritet rreth orës 13 në Trudë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimin e vendosur përgjatë itinerarit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka theksuar në njoftimin e saj se mbetet e përkushtuar për organizimin e aktiviteteve sportive sipas standardeve të sigurisë dhe promovimin e çiklizmit në vend.

Gjithashtu lexoni:

Edhe sot mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e lidershipit pas rezultatit në zgjedhjet e 7 qershorit

Katër ditë pas zhdukjes në lumin Reuss, gjendet kufoma e 5-vjeçarit shqiptar

Ministria e Infrastrukturës dhe UP-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

Kosova News 24/06/2026 24/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
86%
Wed
27 °C
Thu
29 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi: Miratuam vendimin për 1 milion euro në 4 projekte infrastrukurore
12:09 -24/06/2026
Pezullohen përkohësisht dy akte të Odës së Avokatëve të Kosovës
12:07 -24/06/2026
Endrit Thaçi takohet me Edi Ramën thotë se “është ndër më të zëshmit në mbrojtje të UÇK-së”
11:59 -24/06/2026
Quni apelon për pajtimin e Abdixhikut me Muhaxherin e Ahmetin: Është koha e afrimit të njëri tjetrit dhe jo e largimit
11:51 -24/06/2026
1-shi i listës së LDK-së në “gjumë” – Vjosa Osmanit as që ia ndien për kaosin që e ka kapluar Abdixhikun
11:14 -24/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?