Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.
Sipas parashikimit, gjatë ditës priten reshje lokale shiu, të cilat në disa zona mund të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 31 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.


