KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani
Botë

Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani

Kosova News
Kosova News 17:18 -20/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Të paktën 10 persona janë lënduar nga goditjet e rrufesë gjatë stuhive të fuqishme që përfshinë jugun e Gjermanisë të premten, ndërsa temperaturat e larta vazhdojnë të mbizotërojnë në vend.

Ngjarja më e rëndë u regjistrua në rajonin e Baden-Wurttembergut, ku rreth 120 ekipe kishin udhëtuar për të marrë pjesë në një turne të madh të hendbollit në qytetin Rastatt. Për shkak të motit të keq, kampingu i vendosur pranë fushave sportive u përball me erëra të forta që rrezikuan të shkulnin tendat.

Rreth orës 23:00, teksa disa persona po përpiqeshin të siguronin tendat, rrufeja goditi zonën. Si pasojë, tetë të rritur dhe një fëmijë 13-vjeçar mbetën të lënduar. Njëri prej tyre pësoi lëndime të rënda, ndërsa të tjerët u trajtuan për lëndime më të lehta.

Një tjetër goditje rrufeje ndodhi në Munsingen-Dottingen, gjithashtu në Baden-Württemberg, ku u lëndua një grua 71-vjeçare. Sipas policisë, rrufeja ra pranë një tende ku ajo po përgatiste ushqim, duke i shkaktuar goditje elektrike. Gruaja u dërgua në spital për mbikëqyrje mjekësore.

Stuhia shkaktoi edhe ndërprerje të energjisë elektrike në pjesë të mëdha të qytetit të Munsingenit.
Autoritetet besojnë se dy goditje rrufeje ishin shkaku i ndërprerjes, ndërsa furnizimi me energji u rikthye pas rreth 90 minutash.

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) ka paralajmëruar mundësi për stuhi të tjera edhe gjatë së shtunës, megjithëse ato pritet të jenë më të dobëta se ato të një dite më parë.

Gjithashtu lexoni:

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi

Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit

Sulmet ruse në Kiev lënë nëntë të vdekur

Tusk: Objekti që ra në Poloni me gjasë është raketë ruse

Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër

Kosova News 20/06/2026 20/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?