Sot, qytetarët e Podujevës do të shënojnë Ditën e Çlirimit me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive.
Agjenda fillon në ora 11:00 me seancën solemne në Kuvendin Komunal të Podujevës, ndërsa do të vazhdojë me homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë dhe zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorit Ali Ajeti në Miroc.
Kulmi i manifestimit do të jetë në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00, kur në sheshin e qytetit do të mbahet koncert festiv për të gjithë qytetarët.
Kjo ditë shënon një nga datat më të rëndësishme në historinë e Podujevës, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e vendit.


