Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjykate në Han të Elezit, i cili është dërguar për vuajtje të dënimit pas ndalimit në fshatin Paldenicë.
Më 18.06.2026, rreth orës 17:30, patrulla e Policisë së stacionit në Han të Elezit, gjatë patrullimit në fshatin Paldenicë, ka ndaluar dhe arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
I arrestuari, me inicialet I.A., ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje e pyllit” me dënim me burg në kohëzgjatje prej 120 ditësh.
Pas përfundimit të procedurave policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.


