KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hargreaves nga QKN: Partitë të bëhen bashkë për të formuar institucionet
Lajme

Hargreaves nga QKN: Partitë të bëhen bashkë për të formuar institucionet

Kosova News
Kosova News 13:08 -09/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves vizitoi sot Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku nga afër u njoh me procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Pas takimeve me përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe menaxhmentin e qendrës, ai vlerësoi punën e stafit të angazhuar në proces dhe shprehu besimin se numërimi do të përfundojë me sukses dhe transparencë.

“I jam shumë mirënjohës Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe menaxherit të kësaj qendre numërimi që më prezantuan me procesin e numërimit që po zhvillohet këtu. Është kënaqësi të shohësh hollësitë dhe detajet në të cilat numëruesit po kalojnë gjatë numërimit të votave. Dua t’i bëj homazh përpjekjeve të jashtëzakonshme të të gjithë këtyre njerëzve që bëjnë që këto zgjedhje të mbarëvajnë dhe garantojnë integritetin e tyre”, deklaroi Hargreaves.
Ai tha se puna e ekipeve të numërimit është sfiduese, por me rëndësi të veçantë për besueshmërinë e procesit zgjedhor.

“U uroj atyre suksese në atë që duket si një punë shumë e vështirë. Por unë vërtet shpresoj që ky proces të vazhdojë pa probleme dhe shpejt, në mënyrë që të gjithë të mësojmë për rezultatin dhe të gjithë të jemi të bindur te rezultati sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo do t’i mundësojë vendit të kalojë në fazën tjetër, të formojë një kuvend, një qeveri dhe të zgjedhë një president. Faleminderit të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë proces dhe mezi presim të shohim se cili do të jetë rezultati”, tha ai.

Duke komentuar pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e 7 qershorit, Hargreaves tha se niveli i daljes në votime duket të ketë qenë më i ulët sesa pritej, por theksoi se ende është herët për vlerësime përfundimtare.

“Vërtet duket se pjesëmarrja ishte mjaft e ulët. Unë thashë edhe para zgjedhjeve se, nga bisedat me qytetarët, kisha përshtypjen se njerëzit ishin mjaft të lodhur dhe po përjetonin një lloj lodhjeje nga mbajtja e kaq shumë zgjedhjeve në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Dyshoj se kjo mund të jetë një nga arsyet që ka ndikuar në nivelin e pjesëmarrjes”, u shpreh ai.

Megjithatë, ai nënvizoi se procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar dhe se në rezultatet finale do të ndikojnë edhe votat që pritet të arrijnë nga diaspora dhe burime të tjera.

“Ne ende nuk i kemi marrë të gjitha votat dhe mendoj se është e rëndësishme të kujtojmë se Komisioni Zgjedhor duhet të pranojë dhe të përpunojë votat nga diaspora dhe burime të tjera. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për të kuptuar se sa ishte në të vërtetë pjesëmarrja dhe, natyrisht, edhe më shumë rrugë për të bërë për të kuptuar se cili do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve”, tha Hargreaves.

Ai përsëriti thirrjen për bashkëpunim ndërmjet partive politike pas certifikimit të rezultateve, duke theksuar rëndësinë e funksionimit institucional dhe respektimit të rendit kushtetues.

“Mesazhi im për partitë politike është i njëjtë siç ka qenë gjatë gjithë kohës. Është e qartë se, cilat do qofshin rezultatet e sakta të këtij procesi, do të jetë e nevojshme të ketë bashkëpunim mes partive politike. Ky vend ka një kushtetutë të fortë, e cila i ka shërbyer shumë mirë gjatë 18 viteve të fundit, dhe ajo kërkon që politikanët të punojnë së bashku për të mirën e vendit. Ata duhet të bëhen bashkë për të formuar një kuvend, një qeveri dhe për të zgjedhur një president. Kjo është ajo që shpresoj se do të ndodhë sapo rezultatet të bëhen të qarta”, shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Fushë-Kosova nis dezinsektimin në gjithë territorin e komunës

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Mbrojtjes zhvillon aktivitete në Kroaci

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Kosova News 09/06/2026 09/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Komandanti i FSK-së pret në takim Zëvendës Agjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA
15:22 -09/06/2026
“Jam e tmerruar!” 3200 euro investohen për armë bërthamore çdo sekondë
15:14 -09/06/2026
Alimehmeti: Protesta duhet të marrë drejtim politik, përndryshe nuk arrihen 5 kërkesat
15:07 -09/06/2026
Një tjetër mbështetje financiare për Kievin/ BE transferon miliarda për Ukrainën
15:05 -09/06/2026
Suedia planifikon të sekuestrojë pronat që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare
15:02 -09/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?