KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shmangie mbi 51 mijë euro, Dogana nis hetimet ndaj një biznesi
Lajme

Shmangie mbi 51 mijë euro, Dogana nis hetimet ndaj një biznesi

Kosova News
Kosova News 13:18 -22/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj një subjekti ekonomik, pas dyshimeve për keqpërdorim të procedurës së lirimit nga detyrimet doganore dhe tatimore për importin e lëndës së parë për prodhim.

Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve të rregullta dhe verifikimeve pas zhdoganimit, zyrtarët doganorë kanë kryer kontrolle dokumentare dhe fizike te subjekti i pajisur me autorizime për import të lëndës së parë me përfitim të lirimeve doganore dhe tatimore.

Subjekti kishte importuar mallra në vlerë mbi 633 mijë euro, të deklaruara si lëndë e parë për prodhim.
Njoftimi i plotë:

Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj një subjekti ekonomik lidhur me dyshimet për keqpërdorim të procedurës së lirimit nga detyrimet doganore dhe tatimore për importin e lëndës së parë për prodhim.

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të kontrollit dhe verifikimit pas zhdoganimit, zyrtarët kompetentë doganorë kanë realizuar kontrolle dokumentare dhe fizike tek një subjekt ekonomik i pajisur me autorizime për import të lëndës së parë të destinuar për proces prodhues, me përfitim të lirimeve nga detyrimet doganore dhe tatimore sipas legjislacionit në fuqi.

Subjekti kishte realizuar importe të mallrave në vlerë totale mbi 633 mijë euro, të deklaruara si lëndë e parë për prodhim dhe të liruara nga detyrimet doganore dhe tatimore sipas procedurës përkatëse. Mallrat e importuara përfshinin gëzofe natyrale qengji të përpunuara për përdorim në prodhim si dhe materiale të tjera për prodhim të artikujve tekstil dhe aksesorëve prej lëkure.

Gjatë kontrolleve në lokacionet e subjektit janë evidentuar mospërputhje ndërmjet gjendjes faktike të mallrave dhe të dhënave të deklaruara në dokumentacionin doganor. Po ashtu, gjatë verifikimeve është konstatuar se një pjesë e mallrave të importuara nuk ndodheshin në depo, ndërsa dyshohet se ato janë transferuar tek një subjekt tjetër ekonomik që nuk gëzon të drejtën e shfrytëzimit të lirimeve doganore dhe tatimore për lëndë të parë.
Në kuadër të hetimit administrativ janë realizuar vizita të përsëritura në objektet e subjektit, ku është konstatuar mungesë e aktivitetit prodhues në kapacitetet e deklaruara, ndërsa gjatë procedurës janë siguruar deklarime dhe dëshmi relevante lidhur me lëvizjen dhe posedimin e mallrave të importuara.
Pas koordinimit institucional dhe interpretimit të pranuar nga Administrata Tatimore e Kosovës, është konfirmuar se mallrat e importuara me përfitim të lirimeve doganore dhe tatimore nuk mund të shiten, transferohen apo barten tek subjekte të tjera që nuk janë të autorizuara për shfrytëzimin e këtyre përfitimeve.

Sipas vlerësimeve preliminare, vlera doganore e mallrave të përfshira në kundërvajtje arrin mbi 285 mijë euro, ndërsa shmangia e detyrimeve tatimore është vlerësuar mbi 51 mijë euro.

Rasti është referuar dhe trajtuar në bashkëpunim me njësitë relevante kompetente dhe, bazuar në vendimin e organit kompetent, është proceduar si kundërvajtje doganore sipas dispozitave të Kodit doganor dhe legjislacionit tatimor në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e keqpërdorimeve të procedurave doganore, mbrojtjen e konkurrencës së drejtë në treg dhe garantimin e zbatimit të plotë të legjislacionit doganor dhe tatimor.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

Kosova News 22/05/2026 22/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?