KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Brenda dy viteve Obiliqi pritet të bëhet me ngrohje qendrore, do ta përdorë avullin e “Kosovës B”
Ekonomi

Brenda dy viteve Obiliqi pritet të bëhet me ngrohje qendrore, do ta përdorë avullin e “Kosovës B”

Kosova News
Kosova News 13:26 -29/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Brenda dy viteve, Komuna e Obiliqit pritet të bëhet me ngrohje qendrore. Kjo komunë veçse ka filluar procedurat për shtrirjen e rrjetit të ngrohjes qendrore, i cili pritet t’i kushtojë 13 milionë euro.

Komuna ka thënë se faza e parë pritet t’i kushtojë komunës 13 milionë euro, por që pritet të ketë lëvizje të kësaj shume për shkak të rritjes së çmimeve në bursë.

Ngrohtorja qendrore në Obiliq do të funksionojë me avull nga termocentrali “Kosova B” kurse ende nuk dihet se çfarë kapacitetesh do të ketë.

Komuna ka bërë të ditur se objekti i ngrohjes është në përfundim.

“Po, tashmë është ne përfundim objekti i ngrohjes qendrore për Obiliq, këtë vit 2022 dhe 2023 është planifikuar edhe shtrirja e rrjetit në qytet”- thuhet më tej në përgjigjen e Komunës së Obiliqit.

Komuna e Obiliqit është përfituese në projektin e Bashkimit Evropian për asistencë teknike në vlerë prej 2 milionë euro, i cili filloi në tetor 2021 për të mbështetur përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit për Ngrohjen Qendrore, bazuar në energjinë e rinovueshme në tetë komuna të Kosovës: Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë, Drenas, Obiliq, Mitrovicë dhe Zveçan – duke përfshirë analizat e përfitimit të kostos dhe një raport të vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social.

Kostot totale të projektit për “Sistemet e Ngrohjes Qendrore në Kosovë” vlerësohen të jenë më shumë se 160 milionë euro.

Burimet kryesore të financimit pritet të jenë huatë nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim  (BERZH). Kontributet kombëtare dhe grantet teknike dhe investuese nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) pritet të përfshihen me fondet e huasë.

Sistemet e Ngrohjes Qendrore në Kosovë janë të kufizuara në vetëm katër komuna (Prishtina, Gjakova, Mitrovica dhe Zveçani), që përbëjnë 3 deri në 5% në ngrohjen e hapësirave.

Aktualisht në funksion është ngrohja qendrore në Prishtinë dhe ngrohtorja me biomasë në Gjakovë. Qytetet tjera, si Peja, Prizreni, Ferizaj dhe Gjilani nuk kanë sisteme të ngrohjes qendrore, përkundër zonave të tyre të mëdha të urbanizuara nga ndërtesa kolektive të banimit.

Bashkimi Evropian në njoftimin për këtë projekt kishte thënë se Obiliqi dhe Drenasi janë në zona të favorshme duke pasur parasysh se e para është afër termocentralit “Kosova B” dhe mund të lidhet me sistemin e koogjenerimit, dhe e dyta është afër fabrikës së shkrirjes “Feronikel”, e cila harxhon energji termike, që del nga procesi teknologjik i shkrirjes.

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Kosova News 29/08/2022 29/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?