KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pakoja për Mbeturinat, Kurti: Situata është emergjente, kërkon ndërhyrje
Lajme

Pakoja për Mbeturinat, Kurti: Situata është emergjente, kërkon ndërhyrje

Kosova News
Kosova News 13:05 -20/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shpalosur sot Pakon për Mbeturinat, në një ngjarje ku morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se vendi po përballet me një situatë serioze në menaxhimin e mbeturinave, duke e cilësuar këtë sektor si prioritet qeveritar dhe duke paralajmëruar masa emergjente.

“Sot jemi këtu së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ta shpallur një paketë të emergjencës në fushën e mbeturinave, aksionin kundër mbeturinave”, tha Kurti.

Sipas tij, mbledhja dhe trajtimi i mbeturinave kërkon bashkërendim institucional dhe përfshirje të të gjithë akterëve përgjegjës në terren.

“Ky aksion ka për qëllim të arrijë dy efekte të njëkohshme. E para, të intervenojë në vendet ku hedhja ilegale e mbeturinave rrezikon ambientin dhe shëndetin, por po ashtu kërkon të shtrojë një rrugë të re ku qeveria nuk rri më duarkryq”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se situata aktuale është bërë shqetësuese, sidomos jashtë zonave të banuara.

“Situata me mbeturina është bërë serioze. Dhe kjo sidomos në hapësirat që nuk mbulohen nga askush, pra hapësirat jashtë kufijve të vendbanimeve”, tha ai.

Kurti paralajmëroi edhe rritje të kontrolleve dhe masa ndaj institucioneve që nuk i përmbushin obligimet.

“Nga sot, ne po fillojmë me patrullime të shtuara dhe rritje të menjëhershme të numrit të inspektorëve në terren”, deklaroi ai, duke shtuar se “në rast se zonat urbane nuk pastrohen, ne do të marrim masat më të ashpra ligjore edhe ndaj vetë institucioneve”.

Sipas tij, është aktivizuar edhe një qasje e re financiare ndaj komunave.

“Nga sot, ne po lansojmë edhe strategjinë e karrotës dhe shkopit”, u shpreh Kurti, duke sqaruar se komunat që performojnë do të mbështeten, ndërsa ato që dështojnë do të ndëshkohen financiarisht.

Sipas tij, për fazën emergjente është ndarë buxhet i dedikuar.

“Për t’i jetësuar këtë, ne kemi ndarë një buxhet prej 1 milion eurosh, pra direkt nga buxheti i shtetit të Kosovës,” tha ai.

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e cilësoi pakon si ndërhyrjen më të madhe shtetërore për pastrimin e vendit.

“Sot po prezantojmë pakon më të madhe ndonjëherë për largimin e mbeturinave në të gjithë Kosovën”, tha ajo.

Ajo shtoi se programi është i ndërtuar mbi disa shtylla kryesore.

“Ky program bazohet në këto shtylla: pastrimin e hapësirave jashtë kufijve të vendbanimeve, shtimin e kapaciteteve inspektuese dhe vendosja pa asnjë kompromis e sistemit të gjobitjes… si dhe strategjinë e karrotës dhe shkopit për komunat”, u shpreh Pacolli.

Sipas saj, tashmë është nisur edhe zbatimi operativ në terren.

“Po fillojmë me patrullime të shtuara dhe rritje të menjëhershme të numrit të inspektorëve në terren”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se janë nënshkruar disa marrëveshje me kompani rajonale të mbeturinave për pastrimin e zonave të ndotura dhe rehabilitimin e hapësirave jashtë urbane.

Sipas tyre, qëllimi i pakos është largimi i deponive ilegale dhe krijimi i një sistemi më të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave në vend.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

Kosova News 20/05/2026 20/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?