KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Reagimi i institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë për incidentin në Skenderaj ishte i vonuar
Lajme

Kurti: Reagimi i institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë për incidentin në Skenderaj ishte i vonuar

Kosova News
Kosova News 12:57 -15/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se reagimi i institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë ka qenë i vonuar pas incidentit në Skenderaj, ku u përfshi zëvendësministri në Ministrinë e Financave dhe kryetari i VV-së në Skenderaj, Hysen Mehani.

I pyetur për dërgimin e njësive policore në Skenderaj pas përleshjes mes kryetarit të kësaj komune Sami Lushtakut dhe Hysen Mehanit, Kurti tha se askush nuk mund ta sfidojë shtetin dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

“Në republikën e Kosovës nuk ka forcë, nuk mund të ketë asnjë individ dhe asnjë grup që sfidon suksesin e shtetit. E shteti është drejtësia e ligjeve. Ligji i drejtë i Republikës na bën bashkë si shoqëri sepse na barazon para tij. E jo si dikur që na ndante në të pambrojtur e të paprekshëm”, tha ai.

Kurti tha se në lokalin ku ndodhi incidenti ka pasur kamera dhe dëshmitarë të shumtë, derisa shtoi se reagimi i policisë dhe prokurorisë është dashur të jetë më i shpejtë.

- Reklamë -

“Në lokalin në Skenderaj në të cilin është rrahur e përgjakur zëvendësministri në Ministrinë e Financave Hysen Mehmeti. Njëkohësisht edhe kryetari i qendrës së Vetëvendosjes atje. Njëkohësisht edhe kandidat për deputet për legjislaturën e 19-të. Ka kamera dhe ka shumë dëshmitarë. Me ç’mora vesh dy veta janë arrestuar. Por, për përshtypjen time reagimi edhe i policisë edhe i prokurorisë ka qenë i vonuar. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur më pastaj në orët e pasmesnatës, por e di që reagimi është dashur të jetë shumë më i shpejtë”, tha ai.

Ai krahasoi rastin me dënimet që, sipas tij, janë shqiptuar më herët ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes për postime në rrjete sociale.

“Ju e dini që aktivistët e Vetëvendosjes për statuse në Facebook janë dënuar me nga një vit e gjysmë burg. Ta shohim tash, prokuroria për ata që marrin me grusht edhe përgjakin zëvendësministra, çfarë dënimi do të kërkojë, dhe çfarë dënimi do të japë gjyqësori”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Begaj ngushëllon familjet e dy të rinjve nga Kosova që u mbytën në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Vazhdohet marrëveshja ndërkombëtare në Kosovë për osteopatinë

Kosova News 15/05/2026 15/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
85%
1 km/h
Thu
23 °C
Fri
25 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?