Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Aramend Muja, kanë prerë shiritin e kuq në ceremoninë e hapjes së objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në veri të Mitrovicës.
Në këtë objekt është vendosur Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës, të cilat deri më tani kanë operuar në objekte me qira.
Me këtë rast, Kurti tha se është shumë e rëndësishme që të kemi një zyrë rajonale të Ministisë e cila në njërën anë ofron gjithëpërfshrije dhe në anën tjetër ofron mundësi të barabarta ashtu që të gjithë fërmerët të kenë mundësi për çasje në subvencione.
“I falënderoj të gjithë që kontribuuat që sot ta kemi këtë ditë, që ofron gjithëpërfshirës”, u shpreh Kurti.


