KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtëpia e Bardhë: Nuk ka “afat të prerë” për përfundimin e luftës me Iranin
Botë

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka “afat të prerë” për përfundimin e luftës me Iranin

Kosova News
Kosova News 11:05 -23/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump, kërkon që Teherani ta japë një përgjigje “të unifikuar” ndaj propozimeve të Shteteve të Bashkuara për përfundimin e luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, dhe ai nuk ka vendosur ndonjë “afat të prerë” tani për tani, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën vonë.

Trump e zgjati njëanshëm armëpushimin me Iranin, i cili skadonte pikërisht të mërkurën.

Presidenti amerikan po i “ofron pak fleksibilitet” regjimit iranian, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Ajo pohoi se ka “shumë përçarje të brendshme” në Teheran.

“Kjo është një betejë mes pragmatistëve dhe zyrtarëve të vijës së ashpër në Iran në këtë kohë, dhe presidenti dëshiron përgjigje të unifikuar. Dhe, derisa ne po e presim përgjigjen, e kemi një armëpushim për operacionet ushtarake dhe sulmet kinetike”, tha Leavitt.

Leavitt shtoi se trysnia ekonomike dhe bllokada detare e SHBA-së mbeten në fuqi.

Trump e ka bërë një “propozim shumë të fuqishëm” për përfundimin e luftës dhe “nuk ka vendosur ndonjë afat të prerë për ta marrë një propozim nga Irani” si përgjigje, shtoi ajo, pa dhënë hollësi.

Paraprakisht, Leavitt i tha Fox News se Irani duhet të pranojë ta dorëzojë uraniumin e pasuruar në Shtetet e Bashkuara si pjesë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës.

Lufta filloi me sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt.

Pas bisedimeve ballë për ballë në Islamabad më 11–12 prill që përfunduan pa marrëveshje, pritej të zhvillohej një rund i ri këtë javë, por nuk u zhvillua, pasi Irani nuk e konfirmoi pjesëmarrjen dhe negociatorët amerikanë nuk kanë udhëtuar ende për në Pakistan.

Komentet e Leavitt erdhën pasi kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, përsëriti akuzat e Teheranit se bllokada detare e SHBA ndaj Iranit – e vendosur nga Trump më 13 prill – përbën shkelje të armëpushimit.

Në një postim në X, Qalibaf tha se “rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur me një shkelje kaq flagrante të armëpushimit”.

Irani e ka mbyllur praktikisht këtë ngushticë, e cila shërben si rrugë për rreth një të pestën e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm, menjëherë pas fillimit të luftës./REL

Gjithashtu lexoni:

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Prokuroria kërkon gjykimin e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk

Kosova News 23/04/2026 23/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes
21:08 -08/07/2026
Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?