KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hungaria heq bllokimin, miratohet kredia 90 miliardë euroshe për Ukrainën
Botë

Hungaria heq bllokimin, miratohet kredia 90 miliardë euroshe për Ukrainën

Kosova News
Kosova News 15:17 -22/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndryshimi i kryeministrit në Hungari dhe rifillimi i furnizimit me naftë ruse përmes tubacionit “Druzhba” drejt Hungarisë dhe Sllovakisë, ka zhbllokuar një nga ngërçet më të rëndësishme mes Bashkimit Europian dhe Ukrainës, pasi është hapur rruga miratimit paraprak të një kredie prej 90 miliardë eurosh nga BE-ja, një paketë jetike për mbështetjen financiare dhe ushtarake të Kievit, shkruan A2 CNN.

Vendimi për të rifilluar pompimin e naftës erdhi pasi dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse në Ukrainë u riparuan. Sipas autoriteteve ukrainase, furnizimi nisi sërish në mesditën e së mërkurës, ndërsa dërgesat e para pritet të mbërrijnë në Sllovaki dhe Hungari brenda ditës së enjte. Kompania hungareze MOL konfirmoi pritshmëritë për rikthimin e furnizimit në afat të shkurtër.

Bllokimi i mëparshëm ishte vendosur nga Viktor Orbán, i cili kishte kushtëzuar miratimin e kredisë me rikthimin e furnizimeve me naftë. Humbja e tij në zgjedhjet e fundit dhe ardhja në skenë e Péter Magyar pritet të sjellë një qasje më të butë ndaj Brukselit dhe Ukrainës.

Zyrtarë të lartë europianë, përfshirë Kaja Kallas, e cilësuan kredinë si thelbësore për qëndrueshmërinë e Ukrainës përballë agresionit rus. Ndërkohë, Volodymyr Zelensky theksoi se nuk ka më arsye për bllokim, duke nënvizuar se Ukraina përmbushi detyrimin për riparimin e tubacionit.

Paketa financiare, e cila pritet të miratohet përfundimisht në një samit informal të BE-së në Qipro, do të përdoret kryesisht për nevoja mbrojtëse, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për mbështetje ekonomike. Megjithatë, sipas burimeve ukrainase, mund të duhen disa javë derisa fondet të mbërrijnë realisht në Kiev. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Prokuroria kërkon gjykimin e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk

Kosova News 22/04/2026 22/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes
21:08 -08/07/2026
Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?