KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sinjale pozitive nga Islambadi, zyrtarët e SHBA takohen ballë për ballë me iranianët, raundi i parë zgjat më pak se dy orë
Botë

Sinjale pozitive nga Islambadi, zyrtarët e SHBA takohen ballë për ballë me iranianët, raundi i parë zgjat më pak se dy orë

Kosova News
Kosova News 19:35 -11/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Raundi i parë i bisedimeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Islamabad ka përfunduar pas afro dy orësh diskutime, në një proces që po ndiqet me interes të lartë ndërkombëtar.

Sipas raportimeve të “Associated Press”, që i referohen Shtëpisë së Bardhë, në negociata ka marrë pjesë edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë, në takime të drejtpërdrejta me delegacionin iranian, transmeton IndeksOnline.

Pas sesionit të parë, delegacionet kanë ndërprerë përkohësisht bisedimet për një pushim të shkurtër, përpara rifillimit të tyre më vonë gjatë mbrëmjes, duke sinjalizuar se procesi mbetet aktiv dhe në zhvillim.

Megjithëse qëndrimet e palëve raportohen të kenë qenë të forta, burime të ndryshme flasin për përparime të kufizuara në disa çështje kyçe. Në fokus të diskutimeve kanë qenë tensionet rajonale, përfshirë zhvillimet që lidhen me Izraelin dhe Libanin, çështja e aseteve iraniane, si dhe siguria në Ngushticën e Hormuzit.

Burime të përfshira në proces, që kanë folur në kushte anonimiteti, kanë theksuar se diskutimet kanë përfshirë edhe tema të tjera të ndjeshme të marrëdhënieve dypalëshe.

Negociatat pritet të vazhdojnë edhe në orët në vijim, ndërsa zhvillimet në Islamabad konsiderohen si një hap i rëndësishëm në një proces delikat diplomatik.

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Kosova News 11/04/2026 11/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?