KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Takimi me Vuçiqin, Lajçak deklarohet nga Beogradi
Politikë

Takimi me Vuçiqin, Lajçak deklarohet nga Beogradi

Kosova News
Kosova News 09:07 -26/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dalë me një njoftim në Twitter sot në mëngjes pas disa bisedimeve të vështira që pati mbrëmë deri vonë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se vlerëson përpjekjet e Vuçiqit, por se bisedimet me të do të vazhdojnë prapë.

“Pas një rundi të dytë diskutimesh mbrëmë vonë, shpresoj se jemi në rrugën e duhur. E vlerësoj përpjekjet e sinqerta të presidentit serb për të mbështetur një zgjidhje europiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak mbrëmë tha se diskutimi me Vuçiqin ishte i vështirë edhe pse atë e cilësoi si “të përgjegjshëm”.

“Patëm një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin e Serbisë. I përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet në dialogut duhet të zbatohen, përfshirë edhe marrëveshjen e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona më vonë sonte”, kishte shkruar mbrëmë Lajçak.

After a second round of discussions late last night, I hope we are on the right track. I appreciate @predsednikrs sincere effort to support a European solution. Our talks will continue.

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 26, 2022

Pas takimit me Vuçiqin, Escobar ka deklaruar se takimi ka qenë “i vështirë dhe i gjatë”.

“Ne vlerësojmë angazhimin e presidentit për paqen dhe stabilitetin. Do të vazhdojmë bisedimet”, tha Escobar.

Për “takim të vështirë” foli edhe presidenti serb.

“Kemi pasur biseda të vështira me Lajçakun dhe Escobarin. Aty ishin edhe ambasadorë të SHBA-së dhe ai i BE-së. Vazhdojmë sonte me bisedime pas orës 22:00”, tha Vuçiq në një video-adresim në Instagram.

“Gjithmonë do të përpiqemi të ruajmë paqen dhe stabilitetin, do të luftojmë për paqen dhe stabilitetin, por asnjë sekond nuk do të devijojmë nga interesat tona jetike, kombëtare shtetërore, mbi të gjitha interesat e popullit tonë. Nuk ka dorëzim”, tha ai.

Takimi i tyre i parë në Beograd ishte me drejtorin e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Peter Petkoviq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëriti të mërkurën se do t’i përmbahet vendimit për targa dhe dokumente.

Kurti i prerë: Me mua kryeministër, Kosova nuk kthehet prapa, s’ka më targa KS të UNMIK-ut, por vetëm RKS

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 26/08/2022 26/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?