KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës
Kronika e Zezë

Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

Kosova News
Kosova News 11:22 -23/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës, ndërsa e dyshuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas familjarëve, pas vrasjes së 45-vjeçarit, e dyshuara ka hyrë në shtëpinë e viktimës 73-vjeçare, ku dyshohet se e ka marrë atë peng. Sipas tyre, në momentin kur 73-vjeçarja është mbajtur brenda në shtëpi, aty ka qenë edhe reja e saj bashkë me fëmijët, ndërsa, sipas familjarit, reja aktualisht ndodhet në gjendje shoku.

73-vjeçarja është gruaja e axhës së të dyshuarës 31-vjeçare, por familjarët kanë thënë se dy familjet kishin raporte shumë të mira.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 18:40 është pranuar informata se në këtë fshat një person që ndodhej në një veturë ishte pa shenja jete. Njësitë relevante policore, hetimet dhe forenzika kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar prokurori kompetent dhe ekipet mjekësore.

Në vendin e ngjarjes është hasur një veturë e tipit “VW”, ngjyrë e bardhë me targa lokale 01, e cila ka rezultuar në pronësi të një mashkulli kosovar nga Obiliqi. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i hasur në automjet ishte pa shenja jete.

Referuar hetimeve fillestare, policia ka siguruar informacion se një person i gjinisë femërore ndodhej brenda një shtëpie, posedonte armë zjarri dhe nuk pranonte të komunikonte me askënd, duke paraqitur rrezik për veten dhe për të tjerët. Në këtë situatë janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe zyrtarët për ndërmjetësim, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë vënë situatën nën kontroll.

Brenda shtëpisë janë gjetur dy persona të gjinisë femërore me plagë të rënda, por me shenja jete. Sipas policisë, atyre u është ofruar trajtim mjekësor nga njësia emergjente dhe më pas janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nën mbikëqyrje mjekësore dhe policore.

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë nga vendi i ngjarjes. Policia ka njoftuar se më 23 mars 2026, rreth orës 03:35, njëra nga viktimat femra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është ricilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona me inicialet I.B. dhe M.G., ndërsa e dyshuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja dhe prova të tjera materiale relevante për rastin.

Sipas prokurorisë, motivi i rastit ende nuk është i njohur, ndërsa hetimet po vazhdojnë për ndriçimin e plotë të ngjarjes

Gjithashtu lexoni:

Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

Aksident trafiku në Istog, humbin jetën dy persona

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, automjeti me targa të Kosovës përplaset me një kamion – 4 të lënduar

Kosova News 23/03/2026 23/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik
23:05 -20/07/2026
Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës
22:43 -20/07/2026
Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun
22:40 -20/07/2026
Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik
20:59 -20/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?