KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 10 mijë zyrtarë duhet deklaruar pasurinë deri më 31 mars, deri tani e deklaruan vetëm 1200 prej tyre- APK parasheh gjoba për vonesa
Lajme

Mbi 10 mijë zyrtarë duhet deklaruar pasurinë deri më 31 mars, deri tani e deklaruan vetëm 1200 prej tyre- APK parasheh gjoba për vonesa

Kosova News
Kosova News 18:26 -11/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Me 31 mars është afati i fundit kur mbi 10 mijë zyrtarë publikë të Kosovës duhet të deklarojnë pasurinë.

Në lidhje me këtë proces, lajmi.net ka kontaktuar me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, transmeton lajmi.net.

Fillimisht, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit tregoi se mbi 1 mijë zyrtarë tanimë e kanë deklaruar pasurinë.

“Deri më tani, numri i subjekteve deklaruese që e kanë përmbushur obligimin për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë ka arritur në 1 mijë e 200. Procesi i deklarimit është në vijim dhe subjektet deklaruese kanë afat ligjor për ta kryer deklarimin deri më 31 mars 2026.”, thuhej në përgjigjen e tyre.

Por, numri i zyrtarëve që duhet të deklarojnë deri me 31 mars është shumë i lartë.

“Sipas legjislacionin në fuqi numri i përgjithshëm i subjekteve deklaruese që i nënshtrohen obligimit për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për këtë cikël deklarimi është rreth 10 mijë e 350.”, tha APK për lajmi.net.

Tutje, Agjencia tha se procesi është duke u zhvilluar në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara

“Procesi është duke u zhvilluar në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara. Gjatë këtij viti është vënë në funksion një sistem i ri për deklarimin e pasurisë, i cili edhe pse funksionon në të njëjtën logjikë si sistemi i mëparshëm, paraqitet me një formë të re. Për këtë arsye, ka raste që subjektet deklaruese kërkojnë sqarime shtesë lidhur me përdorimin e tij apo për disa çështje teknike të funksionimit të sistemit. Punonjësit e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit janë në komunikim të vazhdueshëm me subjektet deklaruese, duke ofruar edhe përmes telefonit sqarime të nevojshme për realizimin e deklarimit përmes sistemit elektronik. Marrë në përgjithësi procesi është duke vijuar mirë dhe brenda afateve të përcaktuara.”, thanë nga Agjencia.

Përpos kësaj, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit bëri të ditur se sa janë gjobat e parapara për zyrtarët që vonohen dhe nuk e deklarojnë pasurinë në afatin e parashikuar.

Siç thuhet nga APK, për vonesat deri në 15 ditë janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 30 për qind nga paga mujore e zyrtarit/es përkatës.

Vitin e kaluar në kohën e deklarimit të pasurisë, APK kishte shqiptuar 135 gjoba për këtë lloj kategorie të shkeljeve.

Përpos gjobave, 16 raste ishin dorëzuar në organet përkatëse, saktësisht në Prokurori.

“Në rastet kur subjektet deklaruese nuk kanë përmbushur obligimin ligjor brenda afatit të përcaktuar, Agjencia ka ndërmarrë veprimet e parapara me ligj. Për vonesa deri në 15 ditë janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 30% të pagës mujore. Gjatë vitit të kaluar janë shqiptuar 135 gjoba për këtë kategori shkeljesh. Ndërkaq, për vonesa mbi 15 ditë dhe varësisht natyrës së shkeljes në përputhje me legjislacionin në fuqi 16 raste janë përcjellë edhe në organet kompetente – prokurori.”, tha kjo agjenci.

Në fund, APK tregoi se sa profesorë dhe doktorë do t’i nënshtrohen këtij procesi.

Për dallim nga vitet e kaluara tanimë në deklarim të pasurisë përfshihen edhe shumë zyrtarë shtetërorë si doktorë e profesorë.

APK njoftoi se në deklarim të pasurisë përfshihen 1 mijë e 360 të tillë.

“Kategoritë e subjekteve deklaruese përcaktohen në bazë të legjislacionit në fuqi. Sa i përket profesorëve dhe mjekëve që i nënshtrohen procesit të deklarimit të pasurisë, numri i tyre në këtë cikël deklarimi është 1360.”, u shprehë Agjencia.

Ndryshe në deklarimet e kaluara të pasurive nga zyrtarët shtetërore dolën në pah shumë emra të cilët kishin pasuri të majme. Madje presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në milionësh të pasurisë së deklaruar./Lajmi.net/

Gjithashtu lexoni:

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane

Kosova News 11/03/2026 11/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Kurti flet pas takimit me Hamzën
11:27 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?