Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu këtë të mërkurë ka zhvilluar takim me të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovë, Tanigaki Hiroyasu.
Kuvendi përmes njoftimit për medie thotë se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet mes shteteve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
“Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe për perspektivat e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Me këtë rast, kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Japonisë ndaj Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Republikës për takimin që ka pasur Haxhiu me Hiroyasun.


