Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar gjuhën ofenduese, kërcënuese dhe nxitjen e urrejtjes ndaj presidentes Vjosa Osmani. Kusari-Lila tha se një gjuhë e tillë nuk ka arsyetim dhe se fyerjet nuk janë argument.
“Në një shoqëri demokratike, kritika ndaj institucioneve dhe bartësve të tyre është e drejtë dhe e domosdoshme. Megjithatë, gjuha ofenduese, kërcënuese dhe nxitja e urrejtjes ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk kanë asnjë arsyetim. Fyerjet nuk janë argument; ato janë delikuencë dhe mbeten të papranueshme në çdo debat publik”- ka shkruar ajo.
Ministrja theksoi se debati publik duhet të ndërtohet mbi ide, argumente dhe respekt, assesi mbi fyerje, kërcënime e mizogjeni. Prokuroria Speciale e Kosovës sot, më 09.03.2026, ka iniciuar rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriut. Sipas Prokurorisë, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale – dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës.
“Në këtë rast ka autorizuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e plotë të këtij rasti, me qëllim të sigurisë së rendit juridik të Republikës së Kosovës, të zyrtarëve dhe qytetarëve të saj.”- shkruan PSRK më 09.03.2026.
Reagimi i Prokurorisë ndodhi pasi që sot, më 09.03.2026, Presidenca e Kosovës ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga Halil Geci ndaj presidentes Vjosa Osmani, pasi në një postim publik ai përdori fjalën “pushkatim”.
institucion u ka bërë thirrje organeve kompetente të rendit dhe drejtësisë që të merren urgjentisht me këto raste dhe t’i trajtojnë në përputhje me ligjin.“Kur në debat politik përdoret fjala ‘pushkatim’, kjo nuk ka të bëjë me kritikë apo opinion, por me një gjuhë të rrezikshme që nxit urrejtje dhe normalizon dhunën politike”- ka shkruar Presidenca në një reagim, për të cilin më pas sqaroi për Kallxo.com se bëhet fjalë për postimin e Gecit.
Presidenca reagoi duke thënë se Kosova nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë vend ku aktivistë politikë vetëshpallen gjykatës dhe shpallin dënime me jetë për figura të zgjedhura nga qytetarët.“Mentaliteti që prodhon gjuha e tillë është pikërisht mentaliteti që për dekada e ka mbajtur peng debatin publik me etiketime, shpifje dhe linçime”- shkruan tutje Presidenca.Pas reagimit të Presidencës, Geci e ka modifikuar postimin e tij publik duke e hequr fjalinë ku përdoret fjala “pushkatim”.
Modifikimi është bërë në orën 10:59 minuta më 09.03.2026, kurse postimi fillestar ishte publikuar po në këtë datë por në orën 04:28 të mëngjesit.“Ja si iu bashkua Vjosa tavolinës së tradhtisë – si vegël e puçit të Prontos. Baton Haxhiu i thotë gazetares për takimin që po flasim: ‘A e di kush e ka aranzhuar?’ Gazetarja: ‘Kush?’ Batoni: ‘UNË.’ Ja pse kjo ‘atdhetare’, që e mban emrin e Ibrahim Rugovës në gojë si bananen për Bajram, bëri grushtet. Po të ishte në Turqi, do të pushkatohej”- kishte shkruar Geci në Facebok, por më pas e ka fshirë fjalinë e fundit.
Ndërkaq, Presidenca ka shtuar se presidentja Osmani nuk është “vegël e askujt dhe as pjesë e fantazive konspirative për kinse tradhti”, por “është Presidente e Republikës së Kosovës, e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që ushtron mandatin e saj mbi bazën e Kushtetutës”.
“Ata që sot flasin për ‘tradhti’ dhe ‘pushkatim’ dhe shtyjnë përpara shpifjet e konspiracionet, në fakt janë duke bërë thirrje për dhunë e vrasje politike. Kosova ka paguar shumë për lirinë e saj që të tolerojë sot gjuhë linçuese ndaj institucioneve të saj.
për ‘pushkatim’ nuk janë retorikë politike, por nxitje e drejtpërdrejtë për dhunë dhe krim. Kushdo që mendon se mund ta frikësojë një Presidente me shpifje apo kërcënime të tilla, thjesht po dëshmon se nuk e ka pranuar ende se jetojmë në Republikë demokratike”- shkruan në reagim.
Halil Geci në një reagim ndaj deklaratës së fundit të Presidencës ka thënë se ka shprehur mendimin e tij për çështje që lidhen me respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ai nuk ka shprehur falje, përkundrazi gjuhën që e ka përdorur e konsideron liri të shprehjes.“
Unë nuk kam kërcënuar askënd dhe as nuk kam nxitur dhunë. Kam shprehur vetëm një mendim kritik dhe qytetar mbi respektimin e Kushtetutës dhe mbi përgjegjësinë e institucioneve publike.Në një shoqëri demokratike, mendimi i lirë dhe kritika ndaj pushtetit janë pjesë thelbësore e jetës publike” – ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Sipas tij, reagimi i Presidencës ndaj mendimit të tij publik po i duket i tepruar dhe i padrejtë, pasi në një shtet demokratik debati publik mbi respektimin e Kushtetutës është jo vetëm i lejueshëm, por edhe i domosdoshëm.
Geci ka pretenduar se referenca ndaj shembujve nga Turqia kishte karakter krahasues dhe informues, duke përmendur mënyrën se si shtete të ndryshme reagojnë ndaj tentativave për grusht shteti, jo si thirrje për veprime të tilla në Kosovë.
“Për këtë arsye, çdo interpretim sikur unë kam bërë kërcënime apo kam kërkuar ndëshkime të dhunshme është i pavërtetë dhe i pabazuar… Unë nuk kam kërcënuar askënd dhe as nuk kam nxitur dhunë.
Kam shprehur vetëm një mendim kritik dhe qytetar mbi respektimin e Kushtetutës dhe mbi përgjegjësinë e institucioneve publike”- ka shkruar ai. Nuk është hera e parë që Presidenca denoncon raste të gjuhës kërcënuese ndaj Osmanit.
Në vitin e kaluar në adresën e Presidencës së Kosovës ka arritur një kërcënim i dytë brenda 10 ditësh ndaj presidentes Vjosa Osmani.“Jan nis me t’vra k***, edhe shpihunat e serbis polici shka jan me arm kontrabandume”, shkruan në mesazhin e dërguar në e-mail më 26.05.2026.Presidentja Osmani kishte marrë një kërcënim edhe më 15.05.2025.
“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuse ordinere ti ha ropt tvraj.” – është përmbajtja e mesazhit kërcënues në adresë të presidentes.Më 06.03.2026, presidentja Osmani ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjidhte presidentin brenda e 5 marsit, që konsiderohej si afati i fundit për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Dekreti i saj është cilësuar si anikushtetues nga kryeministri Albin Kurti dhe rasti ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.


