Në mbledhjen e sotme që mbajti Qeveria e Kosovës, është miratuar edhe udhëzimi i ri administrativ për rregullimin e çmimeve të karburanteve dhe vendosjen e marzhës së fitimit në tregtinë e naftës dhe derivateve të tjera.
Ky udhëzim është miratuar në mënyrë unanime nga kabineti qeveritar.
Qeveria e Kosovës, më datë 24 qershor 2022 kishte miratuar një udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës, por ai është ndryshuar sot.
Ministrja Rozeta Hajdari nuk ka shpjeguar në detaje përmbajtjen e udhëzimit të ri për rregullimin e çmimit të naftës.


