6-vjeçari Andi Berisha vuan nga sëmundja “Kancer në sy” dhe sipas prindit të tij Vedat Berisha, jeta e fëmijës është në rrezik dhe po kërkohen mjete financiare që ai të merr trajtimin e nevojshëm.
“Djali im ishte vetëm 6 muajsh kur iu zbulua sëmundja kanceri në sy (Retino Blastoma) ku në syrin e majtë ishte më e avancuar dhe është dashtë të intervenohet me operacion”, ka shkruar prindi, fjalët e të cilit i ka publikuar Visar sadiku, psikolog klinik në Kosovë.
Shërimi i djalit kap një kosto prej 8.000-10.000€, vlerë kjo e papërballueshme për familjen e djalit.
Telefoni i prindit të djalit: 044-233-304.








