KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SBASHK-ut i kërkohet të shfrytëzojë reagime të tjera, jo grevat
Arsim

SBASHK-ut i kërkohet të shfrytëzojë reagime të tjera, jo grevat

Kosova News
Kosova News 09:24 -23/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e arsimit duhet të shfrytëzojë reagime të tjera sindikale dhe jo të shkojë me ndërprerje të procesit mësimor për shkak të kërkesave të mësimdhënësve, vlerësojnë Rinor Qehaja, drejtor ekzekutiv në institutin “EdGuard” dhe Salie Gajtani – Osmankaq, njohëse e arsimit.

Qehaja ka thënë në KTV  se nuk ka ndonjë arsye të shëndoshë që të shkohet me greva në arsim.

Sipas tij, paralajmërimet e SBASHK-ut për greva janë një cikël i ripërsëritshëm nëpër dekada.

“Paralajmërimet për greva janë një cikël i ripërsëritshëm tashmë për disa dekada me outputin e njëjtë, me atë të shpërqendrimin e komunitetit nga një vëmendje për një cilësi në rritje në mësimdhënie tek një debat shumë periferik për kërkesat sindikale. Të shfrytëzohen reagimet e tjera sindikale dhe jo ndërprerja e procesit mësimor. Nuk ka ndonjë arsye të shëndoshë që të shkohet me greva”, thuhet në njoftim.

Ai ka folur edhe për vetingun në sistemin arsimor, duke thënë se është i nevojshëm si proces në pozitat udhëheqëse.

Ndërkaq, Sanie Gajtani – Osmankaq, i ka quajtur çoroditje paralajmërimet për greva të sërishme.

Sipas saj, zëvendësimi i orëve të humbura mësimore më pas po e ndryshon tërë mbarëvajtjen e jetës.

“Ne jemi shkolluar nëpër shtëpi, në kushte ku s’ka pasur banka dhe karrige e megjithatë ka pasur arsim e cilësi, ka pasur përgjegjësi nga ana e shkollës dhe mësimdhënies. Edhe pse nuk e kemi ditur se cila do të jetë perspektiva jonë. Prandaj këtë çoroditjen e sotme nuk arrij ta kuptojë sepse gjithmonë ka alternativa për zgjidhje dhe jo të sakrifikohet nxënësi”, ka thënë Gajtani-Osmankaq.

Duke folur për testimin e mësimdhënësve, ajo ka thënë se ky proces është i domosdoshëm marrë parasysh mënyrat përmes të cilave shumë mësimdhënës janë punësuar.

“Testimi i mësimdhënësve pas shumë vitesh pune do të ishte i padinjitetshëm pro në rrethanat aktuale unë besoj që testimi është domosdoshëm. Ne e dimë shumë mësimdhënës janë aty falë nepotizmit, janë në vendin e punës pa meritë, kolegët e tyre që kanë dëshmuar gjatë studimeve të tyre bëjnë një punë tjetër, ndërkaq studentët me nota më të ulëta janë aty. Nuk duhet të ketë paralelizëm në asnjë mënyrë. Duhet të ketë kategorizim edhe në paga, vlerësuar në bazë të performancës”, ka thënë Gajtani-Osmankaq.

Javën e kaluar BSPK-ja ka shpallur grevë të përgjithshme, e cila nis më 25 gusht.

Sipas sindikalistëve të Kosovës, greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të mësimdhënësve, shërbyesve civilë, sektorit të administratës dhe sektorëve të tjerë.

Sindikalistët po kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit për Paga.

Gjithashtu lexoni:

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

Zjarret në Mitrovicë, nënkryetari i komunës Enis Osmani iu bashkohet zjarrfikësve në terren

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare

Komuna e Kamenicës ndan 45 mijë euro për ekskurzione, planifikon t’i dërgojë nxënësit në Durrës

Arrestohet një 16-vjeçar për kanosje me armë zjarri në Kaçanik

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?