Komuna e Kamenicës udhëhequr nga Kadri Rahimaj ka planifikuar ndarjen e një buxheti prej 45 mijë eurosh për organizimin e ekskursionit të nxënësve në relacionin Kamenicë–Durrës.
Sipas njoftimit për kontratë të publikuar nga Komuna e Kamenicës në E-prokurimi, ekskursioni është paraparë të realizohet gjatë dy viteve, 2026 dhe 2027.
Në vitin 2026 planifikohet një udhëtim me 180 nxënës, ndërsa në vitin 2027 parashihet të organizohet edhe një udhëtim tjetër me 180 nxënës.
Vlera e parashikuar e kontratës është 45,000.00 euro, ndërsa titulli i kontratës është “Ekskurzioni i nxënësve”.
Në total, sipas planifikimit të komunës, në këto dy ekskursione do të përfshihen 360 nxënës.
Njoftimi është publikuar si pjesë e procedurës së prokurimit për realizimin e kësaj kontrate.

