KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria në detyrë nis procedurat për ngritjen e memorialit të familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK-së në Itali
Lajme

Qeveria në detyrë nis procedurat për ngritjen e memorialit të familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK-së në Itali

Kosova News
Kosova News 12:03 -19/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës në detyrë, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka marrë vendim për nisjen e procedurave për thellimin e bashkëpunimit me komunitetet arbëreshe, përmes inicimit të procesit për ngritjen e memorialit të familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK-së në Arbëshkun Hora në Itali.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kjo nismë ka për qëllim ruajtjen, promovimin dhe zgjerimin e trashëgimisë kulturore, duke e cilësuar projektin si një donacion për komunitetin arbëresh në Itali.

“Në kuadër të nismave për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe komuniteteve arbëreshe, veçanërisht në ruajtjen, promovimin dhe zgjerimin e trashëgimisë kulturore, Qeveria e Kosovës inicion hapat për thellimin e këtij bashkëpunimi duke nisur procesin e ngritjes së memorialit të familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK-së në Arbëshkun Hora në Itali. Ky projekt do të jetë donacion për komunitetin arbëresh në Itali”, tha ai.

Ndërkaq, zëvendësministrja në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, tha se kjo nismë synon forcimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve arbëreshe dhe popullit të Kosovës. Ajo theksoi se lokacioni për memorialin do të sigurohet nga Bashkia Hora e Arbëreshëve dhe se për realizimin e projektit do të jetë një komisioni profesional.

“Me qëllim të fuqizimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve arbëreshe dhe popullit të Kosovës, propozoj nismën për ngritjen e memorialit të familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK-së në Arbëshkun Hora në Itali. Lokacioni do të sigurohet nga Bashkia Hora e Arbëreshëve. Me qëllim të realizimit të kësaj nisme propozohet formimi i komisionit profesional me ekspertë të fushës së artit dhe të kulturës”, tha ajo.

Në mbledhjen e së Premtes Qeveria ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi”, si dhe të pronave private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.
Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në autoudhën ‘Arbër Xhaferi’, Prishtinë – Hani i Elezit”.

Po ashtu, është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R-104”, Klinë – Gurakoc.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria ka marrë gjithashtu vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë”.

Gjithashtu Qeveria ne detyrë ka miratuar vendimin për konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj, me qëllim garantimin e tregtisë së lirë, konkurrencës së ndershme dhe përfitimit për konsumatorët.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se zbatimi i obligimeve brenda CEFTA-s po krijon kushte më të favorshme për ekonominë dhe qytetarët.“Obligimet e ndërmarra brenda CEFTA tani sigurojnë tregti 

më të lirë dhe shërbime më të shpejta, besueshmëri digjitale, qasje të barabartë dhe konkurrencë të drejtë dhe përfitim për konsumator”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 19/12/2025 19/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?