KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IHMK demanton lajmet për temperatura –20°C
Lajme

IHMK demanton lajmet për temperatura –20°C

Kosova News
Kosova News 11:05 -17/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së lajmeve se fundi i këtij viti do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri në –20°C dhe reshje bore, të cilat, sipas institutit, kanë shkaktuar konfuzion dhe shqetësim te qytetarët.

Në reagimin e tij, IHMK thekson se është institucioni i vetëm kompetent për lëshimin e njoftimeve dhe paralajmërimeve meteorologjike në Kosovë, bazuar në Ligjin për Veprimtarinë Hidrometeorologjike. Sipas këtij ligji, konkretisht neneve 9, 13 dhe 28, parashikimi zyrtar i motit dhe paralajmërimi i hershëm për ngjarje të jashtëzakonshme hidrometeorologjike janë ekskluzivitet i IHMK-së, theksohet në reagim.

“Neni 9, pika 2 mes tjerash thuhet: Parashikimi zyrtar i motit dhe paralajmërimi i hershëm i fatkeqësive të mundshme natyrore me origjinë hidrometeorologjike për Republikën e Kosovës jepet nga IHMK dhe janë ekskluzivitet i IHMK-së”- thuhet në reagimin e lëshuar, më 17.12.2025. 

Reagimi i IHMK-së vjen pasi menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, ditën e djeshme në një postim ka thënë se sipas parashikimeve aktuale, moti do të nisë të ndryshojë në pjesën e dytë të javës që vjen, kur pritet një depërtim i masave më të ftohta ajrore me temperatura që mund të shkojnë deri në -20 gradë. Reagimi i plotë i IHMK-së

Reagimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ditëve të fundit nëpër media dhe portale është shpërndarë lajmi që ky fund vit do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me borë, të cilat kanë paraqitur konfuzion dhe shqetësime. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, është i vetmi institucion që mund të bëjë njoftime të tilla bazuar në ligjin Ligjin Nr. 06/L -035 për veprimtarinë hidrometeorologjike, Neni 13 sistemi i paralajmërimit të hershëm për ngjarjet e jashtëzakonshme hidrometeorologjike, neni 28 lëshimi i informacionit të përgjithshëm meteorologjik dhe hidrologjik.
Neni 9, pika 2 mes tjerash thuhet: Parashikimi zyrtar i motit dhe paralajmërimi i hershëm i fatkeqësive të mundshme natyrore me origjinë hidrometeorologjike për Republikën e Kosovës jepet nga IHMK-ja dhe janë ekskluzivitet i IHMK-së.
Andaj çdo supjekt apo individ tjetër që bënë njoftim, parashikim apo paralajmërim për motin, fillimisht është i jashtëligjshëm e më pas jo preofesional dhe shkenctarisht i pa drejtë. Standardet e parashikimit të motit
Standardet e parashikimit të motit përfshijnë rregullat globale të Organizats Botrore Meteorologjike (OBM) për të dhënat, terminologjinë dhe saktësisë, me besueshmri të lartë (80%+) për parashikimet afatshkurtra (1-3 ditë) dhe saktësi në rënie për periudha më të gjata, duke përdorur kode dhe kritere të standardizuara.
Shrbimet hidrometeorologjike nacionale janë institucionet kompetente për vrojtime dhe paralajmërime të hershme të motit.
Matja e elementëve kryesorë atmosferikë si temperatura, presioni, era, lagështia, reshjet dhe mbulesa e reve, duke përdorur mjete si satelitë, radarë dhe sensorë tokësorë. Parashikuesit më pas i analizojnë këto kushte aktuale me modele moti dhe modele historike për të parashikuar gjendjet e ardhshme, duke lëshuar alarme (vëzhgime, paralajmërime, këshilla) bazuar në nivelet e besimit dhe pragjet specifike të rrezikut.
Saktësia e parashikimit: Përgjithësisht e lartë për 1-3 ditë (80-90%), duke rënë ndjeshëm për 5-10+ ditë (rreth 50%)

  1. Parashikimi afatshkurtër
  • 0–3 ditë – 72 orë (shumë i saktë), përdoret për motin ditor (shi, temperatura, erë dhe është standard për parashikimet publike)
  1. Parashikimi afatmesëm
  • 4–7 ditë (saktësi mesatare), modelet me shkallë të gjerë të motit (vala të nxehtët, fronte të ftohta) zakonisht parashikohen mirë
  1. Parashikimi i zgjatur
  • 8–14 ditë (saktësi e ulët për detaje), jepen vetëm tendenca, jo kushte të sakta (p.sh. “më ngrohtë se mesatarja”)
  1. Afatgjatë / përspektivë (jo parashikim i drejtpërdrejtë)
  • Javë deri muaj (bazohet në modele klimatike (El Niño, La Niña), epet si probabilitet, jo si mot.
    Standard shkencor kryesor
  • Për shkak se atmosfera është dinamike parashikimi i besueshëm i motit është i kufizuar në rreth 7–10 ditë.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 17/12/2025 17/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?