KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KE-ja përgatit heqjen graduale të masave ndaj Kosovës
Politikë

KE-ja përgatit heqjen graduale të masave ndaj Kosovës

Kosova News
Kosova News 09:05 -16/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Burime diplomatike kanë bërë të ditur se Komisioni Evropian po përgatit plane për të hequr një pjesë të masave ndaj Kosovës, konkretisht rreth 50 për qind të tyre, çka në aspektin financiar nënkupton lirimin e rreth 200 milionë eurove nga fondet që aktualisht janë të suspenduara. Ky vlerësim i BE-së është bërë i mundur pas transferimit të pushtetit lokal në veri të Kosovës dhe pritet të përfshihet edhe në konkluzionet që ministrat e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë dhe mund të miratojnë të martën në Bruksel, në kuadër të debatit për procesin e zgjerimit.

Në draftin e konkluzioneve thuhet se Këshilli i BE-së përsërit qëndrimet e mëparshme dhe përshëndet heqjen e masave të mbetura ndaj Kosovës, megjithëse formulimi nuk jep sqarime të qarta për afatet dhe mënyrën e heqjes së tyre. Burime diplomatike sqarojnë se edhe pse Këshilli ka dhënë pëlqimin politik, vendimi praktik për heqjen e masave i takon Komisionit Evropian.

Fati i masave ndaj Kosovës varet kryesisht nga Komisioni Evropian, por disa shtete anëtare kundërshtojnë heqjen e menjëhershme të tyre para zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe favorizojnë një qasje graduale, ndonëse shumica e vendeve të BE-së do të preferonin heqjen e plotë dhe të menjëhershme. Përveç kësaj, ekziston mundësia që konkluzionet të mos miratohen për shkak të çështjeve të tjera që përfshihen në dokument.

Në konkluzionet për Kosovën dhe Serbinë, BE-ja do të shprehë keqardhje për mungesën e përparimit në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut. Nga Kosova pritet të nisë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa nga Serbia kërkohet njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës, ndërprerja e kundërshtimit ndaj anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, si dhe marrja e hapave konkretë për sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për dhunën e vitit 2023, përfshirë sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, mediave dhe qytetarëve/koha

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 16/12/2025 16/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?