KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​“Më shtrenjtë në Prishtinë se në Vjenë”, qytetarët ankohen për çmimet e larta të banesave
Ekonomi

​“Më shtrenjtë në Prishtinë se në Vjenë”, qytetarët ankohen për çmimet e larta të banesave

Kosova News
Kosova News 20:21 -03/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët shprehen të shqetësuar për koston e lartë të banesave. Çmimi i banesave në Prishtinë vazhdon të jetë i lartë dhe i paqëndrueshëm për shumë qytetarë. Përveç kësaj të ardhurat e ulëta, çmimet e larta të produkteve dhe shërbimeve, si dhe normat e larta të interesit për kreditë, janë disa nga faktorët kryesorë që po rëndojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

Për Prishtinën, çmimi për metër katror për banesa sipas ofertave të fundit luhatet ndërmjet 1.200 euro dhe 2.500 euro për metër katror. Duke u rritur ndjeshëm këto çmime krahasuar me vitet e kaluara, kur çmimi mesatar ishte rreth 1,000-1,200 euro.

Qytetari Osman Vitija thekson një shqetësim të tij lidhur me çmimet e larta të banesave që sipas tij kanë arritur nivele astronomike në Prishtinë. Ai e shikon këtë situatë si një problem serioz për shtresat më të varfra të shoqërisë, të cilët, sipas tij, nuk mund të përballojnë këto çmime të larta.

“Po unë po flas në cilësinë e pensionerit që nuk mund e bënë fare, janë çmime astronomike për një shtresë janë të kapshme për pjesën dërmuese të qytetarëve janë shumë të larta. … Është e vërtetë ajo sepse çmimet janë shumë të larta pagat janë shumë të ulëta është një ekonomi po thuajse për toke, mezi po mbijetojmë kështu që është një standardë shumë i ulët”, theksoi ai.

Një tjetër qytetar theksoi se një nga shqetësimet më të mëdha për ata që janë në pension – vështirësitë për të përballuar shpenzimet për barna dhe ilaçe të nevojshme. Për shumë pensionistë, pensioni i tyre nuk është mjaftueshëm për të mbuluar as nevojat themelore shëndetësore.

“Me pension nuk mund ta blesh një banesë asnjëherë , këta të rinjtë punojnë por ne që jemi pensionera nuk mund të blejmë banesë. … Neve s’po na dalin barna e jo të blejmë anesë.” U shpreh ai.

Qytetari tjetër Fadil Mengjiqi bën diferencën e çmimeve mes Prishtinës dhe Vjenës, dhe e pasqyron këtë me një krahasim që vë në dukje pasigurinë ekonomike për qytetarët në Kosovë.

Më shtrenjtë në Prishtinë sesa në Vjenë, thekson Mengjiqi.

“Nuk është e përballueshme fare sepse më shtrenjtë është në Prishtinë sesa në Vjenë, po normale sepse pensioni mesatare është 230 euro nuk kem se si ti përballojmë çmimet janë të shtrenjta. Në Austri jam që 32 vite, më lirë është atje me të gjitha gjërat me ushqim dhe të gjitha janë më lirë se këtu janë më shtrenjtë”, theksoi ai.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0.5 për qind në TM3 2025, krahasuar me TM2 2025. Ndërkaq, krahasuar TM3 2025 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM3 2024), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 3.6 për qind.

Ndërkaq, të dhëna të reja nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2024, i publikuar nga Agjencia e Statistikave, në të gjithë Kosovën janë 182 mijë e 849 banesa që janë të pabanuara. E kjo shifër është për mbi 83 mijë më e lartë sesa ka qenë në regjistrimin paraprak të popullsisë, që është realizuar më 2011-n.

Bazuar në këto të dhëna, komuna e Prishtinës e ka numrin më të madh të banesave të pabanuara, gjithsej 25 mijë e 195 sosh, e pasuar nga ajo e Prizreni me 16 mijë e 842 dhe Ferizaj, me 15 mijë e 228.

Çmimet e banesave u rritën në nivele rekord në qytetet e mëdha në të gjithë botën, ndërsa zakoni i punës në distancë pas pandemisë riformësoi kërkesën për qira, ndërsa Nju Jorku regjistroi qiranë më të lartë në të gjithë botën, sipas një raporti nga Deutsche Bank.

Qiraja mesatare mujore e Nju Jorkut arriti në 4.143 dollarë, një rritje prej 22% gjatë pesë vjetëve të fundit, sipas raportit që përshkruan 20 qytetet kryesore me qiratë më të larta.

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Kosova News 03/12/2025 03/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?