KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi
Lajme

​Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

Kosova News
Kosova News 16:43 -01/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Investitori dhe biznesmeni kontrovers Rados Petroviq, i njohur për marrëdhënie të ngushta me strukturat politike të Beogradit dhe për shpërblimin e tij me tenderë të mëdhenj publikë në Mitrovicën e Veriut, po përballet me drejtësinë pasi Inspektorati i Ndërtimit në Kragujevc ka ngritur kallëzim penal ndaj kompanisë së tij “RP Invest 1980”.

Kjo kompani u bë qendër e vëmendjes pasi në kantierin e saj ndodhi shembja e një muri mbajtës dhe një pjese të rrugës pranë Qendrës së Ekselencës, ndonëse punimet atje ishin zyrtarisht të ndaluara.

Autoritetet konfirmuan se kantieri ishte mbyllur që më 21 nëntor për shkak të ndërtimit pa leje, por pavarësisht kësaj, punimet kishin vazhduar në kundërshtim të plotë me vendimin e inspektoratit.

Përveç praktikave të diskutueshme të ndërtimit, Petroviqi dhe kompania e tij janë të lidhura me dhjetëra projekte milionëshe në komunat veriore të Kosovës, të financuara nga buxheti i Serbisë.

Edhe pse në regjistrat zyrtarë “RP Invest 1980” figuron në pronësi të Jelena Petroviqit, revista NIN ka raportuar prej vitesh se kompania drejtohet në të vërtetë nga bashkëshorti i saj, Radosh Petroviqi, i cili ka qenë i lidhur me disa kompani ndërtimi përfshirë “RP Euro Invest” dhe subjekte të tjera që kanë dominuar tenderët publikë në Mitrovicën e Veriut dhe në Serbi.

Vetëm përmes projekteve në veri të Kosovës, këto kompani raportohet të kenë ndërtuar mbi 1.000 njësi banimi dhe të kenë përfituar kontrata të mëdha, duke përfshirë komplekset për serbët e kthyer, infrastrukturë rrugore dhe objekte publike. Këto projekte e kanë bërë RP Invest një nga kompanitë më të favorizuara në zonat e kontrolluara nga Beogradi.

Rritja financiare e kompanisë ka qenë po aq e pazakontë: nga vetëm 11 milionë dinarë në vitin e parë të regjistrimit në Serbi, kompania ka arritur në mbi 1.86 miliardë dinarë të ardhura në vitin 2024, duke ngritur dyshime për mënyrën dhe burimet e zgjerimit të saj të shpejtë.

Për më tepër, figura e Radosh Petroviqit është përmendur shpesh në ngjarje të ndjeshme politike e të sigurisë në veriun e Kosovës.

Në pamjet e publikuara nga mediat në maj të vitit 2023, gjatë ditës kur forcat e KFOR-it u sulmuan në Zveçan, ai është identifikuar mes personave të pranishëm në vendngjarje, çka ka shtuar pyetjet për rolin dhe lidhjet e tij në strukturat e organizuara në veri të Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Kosova News 01/12/2025 01/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?