KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Transportuesit urbanë protestojnë edhe sot
Lajme

Transportuesit urbanë protestojnë edhe sot

Kosova News
Kosova News 10:11 -01/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Protesta e transportuesve urbanë në kryeqytet do të vazhdojë edhe sot (e hënë) para Komunës së Prishtinës.

Tash e një javë qytetarët nuk kanë mundur ta shfrytëzonin trafikun urban për të udhëtuar shkaku i borxheve që u ka Komuna e Prishtinës atyre.

Pavarësisht se të enjten, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, është miratuar bartja e mjeteve vetjake, përfaqësues të trafikut urban dhe atyre privatë theksuan se protestat do t’i vazhdojnë derisa mjetet financiare t’u dalin në llogaritë bankare.

“Ne nesër jemi në grevë. Në momentin që mjetet, pra shuma e borxhit, alokohen nga Komuna tek “Trafiku Urban”, greva ndërpritet. Komuna e ka borxhin tonë 3.3 milionë euro. Prej tyre 680 mijë euro janë alokuar para 3–4 ditësh, aq sa ka pasur mundësi Komuna.

Ndërsa pjesa tjetër, rreth 2.7 milionë euro, ende nuk është alokuar. Nesër, pasnesër, kurdo që mjetet alokohen, ne e fillojmë punën; deri atëherë, jemi në grevë”, ka thënë Ilmi Gashi, përfaqësues i sindikatës së Trafikut Urban

“Protesta vazhdon prapë. Që nga nesër, prej orës 10:00 deri në 12:00, jemi në protestë derisa të alokohen mjetet dhe t’u kalohen kompanive në xhirollogari. Duhet që Kuvendi Komunal ta dërgojë vendimin në Ministrinë e Financave për bartjen e të hyrave vetjake nga 2024 në 2025, Ministria t’i alokojë 28 milionët, dhe Komuna t’i kryejë obligimet që ka ndaj nesh”, ka thënë Izet Smajli, kryetar i shoqatës së transportit privat “Uni Trans”.

Edhe kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Qëndrim Vitija, tha se presin që të hënën të paguhet i gjithë borxhi që Komuna ka ndaj ndërmarrjes.

“Shpresoj që nesër të përfundojë gjithçka dhe mjetet të dalin në xhirollogarinë e ndërmarrjes dhe të punëtorëve, sepse pa u ekzekutuar mjetet është e pamundur të kryhen shërbimet. Ne kemi kërkuar të na paguhen të gjitha faturat, që do të thotë të paktën deri te fatura e tetorit, sepse faturën e nëntorit ende nuk e kemi dorëzuar. Nëse do të paguhej fatura e tetorit, gjithçka do të ishte në rregull”, ka thënë Vitija

Transportuesit kanë nisur protestat që nga e hëna, pasi Komuna e Prishtinës nuk ka arritur të shlyejë obligimet financiare si pasojë e mosmiratimit të buxhetit me kohë.

Në shenjë proteste ata kanë vendosur autobusët para objektit të Komunës, duke kërkuar zgjidhje.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 01/12/2025 01/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?