KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Takimi i nesërm me presidenten, deklarohen nga LVV-ja e PDK-ja
Politikë

​Takimi i nesërm me presidenten, deklarohen nga LVV-ja e PDK-ja

Kosova News
Kosova News 17:55 -30/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani do të presë të premten në takim liderët e partive parlamentare pas dështimit të formimit të qeverisë së re.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, derisa konfirmuan pjesëmarrjen, nuk treguan nëse do të kërkojnë sërish mandatarin për kryeministër, pas dështimit të Albin Kurtit javën e kaluar për ta formuar ekzekutivin e ri.

Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu, tha se mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve të kësaj partie nuk ka qenë për çështjen e mandatarit, por për formimin e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Megjithatë, ajo tha se qeveria Kurti III do të formohet, pasi siç shtoi, e njëjta ka dështuar të formohet vetëm përkohësisht.

Lideri i LVV-së, njëherësh ish-mandatar për kryeministër, Albin Kurti, dështoi dielën e kaluar të formojë qeverinë e re, pasi mori vetëm 56 vota nga 61 sa ishin të nevojshme.

“Nesër do ta japim qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo që dihet tashmë është se presidentja mund t’i shpallë zgjedhjet, por edhe mund t’ia japë mandatarin dikujt nga partitë politike. Nesër do të japim qëndrimin pasi do të jemi të pranishëm në takim… Qeveria Kurti nuk është votuar, por nuk është votuar vetëm përkohësisht, pasi ajo do të bëhet. Natyrisht se do të ketë Qeveri Kurti III… (Mbledhja e nënshkrimeve) nuk ka të bëjë asgjë me mandatarin apo me ndonjë seancë tjetër, të paktën jo për momentin”, theksoi Haxhiu.

Pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani e konfirmoi edhe sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përkundër që ftesën e të parës së vendit e konsideroi si të vonuar.

Ajo tha se liderët politikë duhet të pajtohen nëse ndonjëri e ka shumicën parlamentare, në të kundërtën, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

“Është e qartë se nuk ka shumicë të re parlamentare. S’kemi nevojë për taktizime, pasi vendi ka nevojë për institucione dhe është e qartë se ky Kuvend nuk po arrin të formojë një shumicë të re. Duhet të shkojmë në zgjedhje dhe më pas të ballafaqohemi me sfidat e mëdha që i ka qytetari i Kosovës… Po besojmë se nesër liderët politikë do të arrijnë të pajtohen se, nëse nuk e ka shumicën asnjëri, sa më parë të shkojmë në zgjedhje të reja… Është takim i vonuar. Ky takim do të duhej të kishte ndodhur ditën e diel ose të hënën. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë dhe këto tema do të diskutohen aty”, tha ajo.

Në anën tjetër, të pyetur nëse e përkrahin formimin e një qeverie kalimtare për të votuar buxhetin 2026, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare, Haxhiu tha se nuk e mbështesin një gjë të tillë. Sipas saj, nëse s’ka shumicë të re parlamentare, në Kosovë duhet të shkohet në zgjedhje të reja.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë vendosur. Qytetarët e kanë votuar Albin Kurtin si personin më të votuar në Kosovë dhe LVV-së i kanë dhënë mbështetje maksimale. Nëse s’ka numra, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ju e dini se ne nuk e kemi dëshiruar këtë, por rrethanat politike na imponojnë”, shtoi ajo.

Ndërkaq, sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se mundësia e formimit të një qeverie kalimtare teknike mund të diskutohet nesër nga liderët politikë në takimin e nesërm te presidentja Vjosa Osmani.

“Kjo është një temë që, po besoj, do të diskutohet nesër nga liderët politikë dhe nuk është çështje që është diskutuar në Kryesi”, theksoi Çitaku.

Kryesia e Kuvendit u takua sot, një ditë para takimit të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, me liderët e partive politike, pas dështimit të formimit të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.

E para e vendit duhet t’i jep shansin një kandidati tjetër për formimin e qeverisë dhe nëse kjo dështon sërish, atëherë sipas afateve kushtetuese duhet të shpallen zgjedhjet e reja brenda 40 ditëve.

Gjithashtu lexoni:

Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Kosova News 30/10/2025 30/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?