KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dua Lipa shpallet artistja më e pasur nën 30 vjeç në Britani – kryeson listën me 129 milionë funte
Magazina

Dua Lipa shpallet artistja më e pasur nën 30 vjeç në Britani – kryeson listën me 129 milionë funte

Kosova News
Kosova News 16:50 -29/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Këngëtarja me origjinë kosovare dhe famë botërore Dua Lipa ka zënë vendin e parë në listën e përvitshme të të pasurve nën 30 vjeç, të publikuar nga revista prestigjioze Heat për vitin 2025. Me një pasuri të vlerësuar në 129 milion funte, Dua ka lënë pas shumë emra të njohur të botës së muzikës dhe filmit.

Sipas raportit, pasuria e saj është rritur ndjeshëm falë suksesit të turneut global “Radical Optimism”, fejesës me aktorin britanik Callum Turner, si dhe bashkëpunimeve fitimprurëse me Versace dhe Porsche. Përveç muzikës, Dua ka ndërtuar një karrierë të gjerë edhe në fusha të tjera – ajo ka një podcast, një klub letrar dhe së fundi është përfshirë edhe në aktrim, duke u bërë një nga figurat më të kompletuara të showbizit ndërkombëtar.

Në vendin e dytë të listës qëndron aktori i filmave Spider-Man, Tom Holland, me £35.7 milion, ndërsa vendi i tretë i takon këngëtarit Lewis Capaldi, me £35 milion.

Top 10-shen e plotë e përmbyllin emra të njohur si:
Millie Bobby Brown Bongiovi – £24 milionë
Molly-Mae Hague & Tommy Fury – £22.1 milion
Sophie Turner – £21.9 milionë
Jorja Smith – £17 milionë
Dave – £16.8 milionë
Aitch – £14.4 milionë
Asa Butterfield – £13.7 milionë

Revista “Heat” vlerëson se muzika, filmi dhe podcasting-u janë fushat që po prodhojnë më shumë milionerë të rinj, me një brez artistësh që përfshin edhe emra të rinj si Holly Humberstone, Leo Woodall, Anya Taylor-Joy dhe Amber Davies, të cilët këtë vit janë futur për herë të parë në listë.

Ndër më të përfolurat të këtij edicioni është edhe Amber Davies, e cila ka fituar popullaritet të madh pas pjesëmarrjes në “Strictly Come Dancing” dhe renditet në vendin e 30-të me një pasuri prej £1.7 milion.

Kjo arritje e Duas e vendos atë jo vetëm në majën e muzikës botërore, por edhe si ikona më e suksesshme financiare e brezit të saj, duke dëshmuar se një vajzë me rrënjë nga Kosova mund të bëhet fytyra më e ndritshme e artit bashkëkohor global. /KultPlus.com

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

Kosova News 29/10/2025 29/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?