KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Basha: 1 tetori i vitit 1997 shënoi kthesën e madhe
Lajme

Basha: 1 tetori i vitit 1997 shënoi kthesën e madhe

Kosova News
Kosova News 20:29 -01/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha se 1 tetori i vitit 1997 shënoi kthesën e madhe.

“1 tetori, që prej themelimit të Universitetit të Prishtinës, ishte dita e fillimit të vitit të ri akademik. Por nga viti 1990, kur profesorët e studentët shqiptarë u përjashtuan dhunshëm nga hapësirat universitare nga regjimi fashist i Millosheviçit, viti akademik nuk zhvillohej më në amfiteatrot e Universitetit, por nëpër shtëpi e lokale private të shndërruara në klasa. Më 1 tetor 1997, studentët dhe profesorët zgjodhën që dita e parë e vitit të ri akademik të shënohej me një akt, i cili u bë rrethanë e çmuar me ndikim të madh historik: protestat studentore që tronditën Kosovën, e bënë edhe botën të shihte me sy të lirë shtypjen në të gjitha sferat jetësore që ushtrohej ndaj shqiptarëve”, shkroi Basha në ‘Facebook’.

Sipas tjj, atë ditë, të prirë nga Rektori Ejup Statovci, bashkë me profesorë dhe mijëra studentë, vala e studentëve u nis nga lagjja Velania për në kampusin universitar.

“Marshimi i tyre u përball me kordone të hekurta të policisë serbe, që reaguan me dhunë brutale, me rrahje e arrestime, por pa mundur ta zbehin qëndresën e vendosmërinë e asnjërit protestues. Në mes të dhunës, para syve të gazetarëve nga gjithë bota, studentët e Universitetit të Prishtinës e ngritën zërin e një kombi të tërë që kërkonte dije, barazi e liri. Si i tillë, 1 tetori i vitit 1997 shënoi kthesën e madhe. Regjimi shovinist sado që rriste dhunën, filloi të lëkundej. Studentët në këmbë u bënë pararendës të rrugës që çoi drejt organizimit të mëtejmë popullor, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimit përfundimtar të vendit tonë në qershor të vitit 1999. Sot, 28 vjet më pas, kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të gjithë ata që morën pjesë në protestë, duke e bërë meritorisht 1 tetorin ditë të studentëve dhe një nga datat më domethënëse të rrugëtimit tonë për liri. Nderime të gjithë pjesëmarrësve të protestave të 1 tetorit 1997!. Nderime për të gjithë personelin akademik të kohës me në krye rektorin Ejup Statovci!”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Kosova News 01/10/2025 01/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë
13:29 -25/07/2026
Arrestohet një praktikante e NATO-s, dyshohet për spiunazh
13:20 -25/07/2026
Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë
13:17 -25/07/2026
Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi
13:12 -25/07/2026
Kalim ilegal i kufirit, ndalohen katër persona në Gjilan dhe Han të Elezit
12:57 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?