KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zbulimet e rralla të insekteve ujore në Kosovë, paraqiten në pulla postare
Lajme

Zbulimet e rralla të insekteve ujore në Kosovë, paraqiten në pulla postare

Kosova News
Kosova News 10:49 -28/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve, Posta e Kosovës ka promovuar emisionin e ri të pullave postare “Fauna endemike”, përmes së cilit shënohet një arritje e veçantë në fushën e shkencave natyrore dhe ruajtjes së biodiversitetit në territorin e Kosovës.

Emisioni filatelik paraqet katër lloje të reja të insekteve ujore endemike të zbuluara së fundi në Kosovë nga një ekip i përkushtuar studiuesish të entomologjisë.

Këto zbulime, të cilat janë rezultat i hulumtimeve të thelluara në terren dhe analizave laboratorike, theksojnë rëndësinë e ruajtjes së ekosistemeve të brishta ujore dhe ndikimin e tyre në mjedisin e përgjithshëm.

Pullat postare përfshijnë katër specie të identifikuara:

Rhyacophila siparantum – zbuluar në vitin 2021 në fshatin Bogë të Pejës, ka rol në pastrimin natyral të ujërave dhe është i rrezikuar nga zhvillimet infrastrukturore.

Tinodes Lumëbardhi – i gjetur në një degë të Lumëbardhit të Deçanit në vitin 2025, i kërcënuar nga ndotja e lartë e ujërave.

Drusus Dardanicus – i zbuluar në Bollosicë të Podujevës në vitin 2015, me praninë e tij në degë të ndryshme të lumit Llap; ndihmon në ruajtjen e pastërtisë së burimeve ujore.

Potamophylax kosovaensis – i zbuluar në zonën e Bajgorës në vitin 2025, përfaqëson simbolikisht pasurinë natyrore të Kosovës.

Posta e Kosovës thekson se përmes këtij emisioni të ri filatelik synon të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e faunës dhe biodiversitetit të rrallë të vendit, si dhe të promovojë Kosovën në skenën ndërkombëtare përmes pullave postare.

“Ftojmë koleksionistët, institucionet, bizneset dhe qytetarët që ta pasurojnë koleksionin e tyre me këtë emision të veçantë, i cili përveç vlerës filatelike, bart edhe mesazhin e ruajtjes së natyrës,” thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Gjendet pa shenja jete një person

IHMK: Sot mot me vranësira, mundësi për reshje shiu

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta

Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë

Kosova News 28/09/2025 28/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së
10:52 -27/07/2026
Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt
10:49 -27/07/2026
Formimi i institucioneve, Konjufca: PDK-ja mbeti në qëndrimet e vjetra, LDK-ja më e gatshme për marrëveshje
10:47 -27/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person
10:05 -27/07/2026
Ministri francez në Kosovë, MPJD njofton për marrëveshjet që do të nënshkruhen
09:40 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?