KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
Lajme

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta

Kosova News
Kosova News 20:11 -26/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur pretendimin se Kosova është pjesë e Serbisë, duke ringjallur retorikën nacionaliste që minon përpjekjet për pajtim dhe stabilitet në rajon.

Vuçiqi i bëri këto deklarata gjatë ceremonisë së gradimit të disa ushtarakëve të rinj, ku foli për sigurinë dhe forcimin e ushtrisë serbe.

Ai tha se e dinte se çfarë lloj presionesh do të përballonin ushtarët e rinj dhe udhëheqja politike, duke theksuar se Serbia “nuk ka asgjë më të shenjtë dhe më të rëndësishme se atdheu”.

“Kosova dhe Metohia është pjesë e atij atdheu, si sipas Kushtetutës, ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit”, ka deklaruar Vuçiqi, përcjell Danas.

Deklarata e presidentit serb vjen vetëm disa ditë pasi ministrja për Kujdesin Familjar dhe Demografinë, Snežana Paunović, deklaroi se në vitin 1998 do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën.

Këto deklarata janë kritikuar edhe nga Demokratët Evropian PDE/EDP.

“Vërejtje të tilla u dënuan gjerësisht anembanë Evropës, por nuk pasoi asnjë pasojë politike. Udhëheqja nuk përcaktohet vetëm nga pozicionet që merr, por edhe nga retorika që toleron dhe legjitimon”, shkruan në reagimin e European Democrats.

“Ballkanit Perëndimor i duhet një lidership i përgjegjshëm, i përkushtuar ndaj dialogut, pajtimit dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare. E ardhmja e tij evropiane nuk mund të ndërtohet mbi narrativa nacionaliste, por mbi besimin reciprok, llogaridhënien dhe vlerat e përbashkëta demokratike”, konsiderojnë ata.

Gjithashtu lexoni:

Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”

Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Kosova News 26/07/2026 26/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”
17:28 -26/07/2026
Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë
17:11 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?