KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti bëri homazhe pranë obeliskut të dëshmorëve Skënder Monolli dhe Besim Latifi në 35-vjetorin e Betejës së Pollatës
Politikë

Kurti bëri homazhe pranë obeliskut të dëshmorëve Skënder Monolli dhe Besim Latifi në 35-vjetorin e Betejës së Pollatës

Kosova News
Kosova News 19:17 -13/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejti Bulliqi, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta në kujtim dhe nderim të dëshmorëve Skënder Monolli dhe Besim Latifi, në 35-vjetorin e rënies së tyre.

“Ata ishin të rinj, por me vizion e guxim të madh. Ata ishin të arsimuar dhe të vetëdijshëm për padrejtësinë e madhe që përjetonte populli ynë. Skënderi dhe Besimi nuk u pajtuan kurrë me robërinë, prandaj vendosën që jetën e tyre ta flijojnë për çlirimin e Kosovës”, tha kryeministri Kurti.

Më tej, ai tha se rënia e tyre në vitin 1990 u bë frymëzim për shumë të rinj e të reja, të cilët u bashkuan në rrugën e rezistencës e më vonë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E sot, 35 vjet pas rënies së tyre, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës është e lirë dhe e pavarur, dhe se ne jemi borxhli ndaj tyre, ndaj familjeve të tyre dhe ndaj gjithë dëshmorëve të kombit.

“Borxhi ynë më i madh është që të qeverisim me drejtësi, me përgjegjësi e me kujdes ndaj qytetarëve, duke e bërë vendin tonë më të zhvilluar, më të barabartë dhe më të fortë”, tha kryeministri Kurti, teksa shprehu mirënjohjen më të thellë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës për familjet Monolli dhe Latifi.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 13/09/2025 13/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
ATK inspekton 29 biznese në rajonin e Mitrovicës, në 27 prej tyre evidenton parregullsi
15:04 -24/07/2026
Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë
14:51 -24/07/2026
Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe
13:52 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?