Në hapjen e fushatës zgjedhore në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut, kandidati për kryetar, Faton Peci, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, shpalosën vizionin e tyre për zhvillimin e komunës.
Në fjalën e tij, Faton Peci theksoi sfidat dhe arritjet e deritanishme, duke kujtuar se suksesi i qeverisë Kurti në veri ka kërkuar vite përpjekje dhe sakrifica, të cilat, siç tha ai, shpesh janë penguar nga zullumqarë dhe ziliqarë që tentojnë t’i paraqesin realitetet në mënyrë të gabuar. Ai kritikoi ashpër qeverisjen komunale të jugut, duke theksuar se ajo kishte urdhëruar të mos pihej asnjë kafe në veri, një simbol i ndarjes dhe mungesës së bashkëpunimit.
“Suksesin e qeverisë Kurti në veri u dasht për shumë vite që të vie ta paraqes Grida Duma nga mëma Shqipëri sepse rrotull nesh ka shumë zullumqar e ziliqar, nihilist e kontrabandist që nëpër studio televizive na paraqiten si “analistë”.
E këta nuk janë të vetëm në shoqëri, sepse qeverisja komunale e jugut, urdheronte që të mos pihej asnjë kafe në veri.
Te dashur qytetarë të mitrovicës, nga humbja e identitetit tq qytetit të mitrovicës, qytetin do ta rikthejmë në identitetin e tij nga betonizimi në gjelbërim, nga trafiku i ngarkuar në lirim, nga mungesa e kushteve elementare në digjitalizim në arsim dhe nga të rinjt pa pëspektivë në inovacion dhe punësim.”, u shpreh Faton Peci.
Kjo hapje fushate shënon fillimin e një faze intensive të përpjekjeve për t’i bindur qytetarët e Mitrovicës për ndryshimet pozitive që premtohen për periudhën e ardhshme.


