KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-të, kërkohet reflektim dhe ndryshim i qasjes së institucioneve të Kosovës
Politikë

Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-të, kërkohet reflektim dhe ndryshim i qasjes së institucioneve të Kosovës

Kosova News
Kosova News 15:32 -13/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë të premten njoftoi se SHBA ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën. Referuar deklaratës së Ambasadës veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.

Në postimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë thuhej se ShBA-të kanë pezulluar Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të siç thonë të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.


“Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, thuhet në deklaratë.

E një deklaratë e tillë e Ambasadës amerikane në Prishtinë ngjallë reagime të shumta.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka deklaruar për Telegrafin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos ndërmarr veprime që cenojnë stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë.

Sipas tij, sulmet e paprecedentë ndaj Gjykatës Kushtetuese, por edhe shume veprime të tjera të pakoordinuara dhe pa bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë sjell këtë situatë ku ShBA tërhiqet nga dialogu strategjik me Kosovën.

“Fatmirësisht, komunikata e ambasadës amerikane e bën një dallim në mes bashkëpunimit me Kurtin dhe qeverinë në detyrë me lidhjen historike me popullin e Kosovës. Në këtë drejtim, ky vendim është kundër qeverisë në detyrë Kurti por që prek interesat strategjike të Republikës se Kosovës.

Po ashtu ky vendim duhet parë edhe si veprim strategjik i ShBA-së dhe mbrojtjes së investimit të tyre në mbi 3 dekada për popullin e Kosovës në çlirim, shtetndërtim dhe forcim të rolit ndërkombëtar të Kosovës duke kërkuar ruajtjen e rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës, ku garant janë edhe vet ShBA”, thekson Miftaraj.

Sipas tij, ky veprim nga ShBA kërkon reflektim dhe ndryshim të qasjes së institucioneve të Kosovës, duke iu kthyer bashkëpunimit dhe koordinimit me ShBA dhe BE.

Miftaraj theksoi se Kosova pa mbështetjen e ShBA e ka të pamundur të forcoj rolin e saj ndërkombëtar dhe të avancoj në procese euro-atlantike.

Pas deklaratës së Ambasadës amerikane ka pasur reagime të shumta. Përveç reagime nga përfaqësues politik dhe kryetarë të partive politike, kanë reaguar edhe nga sektori ekonomik.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës janë shprehur të shqetësuar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën.

Sipas tyre, ky proces ishte paraparë si një mekanizëm i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Në reagimin e saj, DhTIK rikujtoi se kishte kërkuar që qeveria të hiqte me urgjencë taksën ndaj produkteve amerikane, por hapat e ndërmarrë nga ekzekutivi u vlerësuan si të vonuar dhe joefektivë.

Nga ana tjetër, kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, tha se pezullimi i Dialogut Strategjik është një hap prapa për aspiratat ekonomike e diplomatike të Kosovës. Ai theksoi se krijimi i një imazhi të besueshëm për Kosovën si destinacion i sigurt për investime duhet të jetë prioritet kombëtar.

Rafuna ngriti shqetësimin për mungesën e investimeve të huaja dhe rënien e remitancave nga diaspora, që sipas tij po krijojnë një situatë të vështirë për ekonominë e vendit. Ai përmendi edhe sfidat e liberalizimit të tregut të energjisë, që kanë shtuar barrët për bizneset.

Të dyja organizatat ekonomike apeluan për gjetjen sa më të shpejtë të një zgjidhjeje dhe rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-të, duke kërkuar gjithashtu konsolidimin e politikave ekonomike për të rikthyer besimin e investitorëve të huaj dhe për të siguruar kushte të qëndrueshme për zhvillim. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 13/09/2025 13/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
ATK inspekton 29 biznese në rajonin e Mitrovicës, në 27 prej tyre evidenton parregullsi
15:04 -24/07/2026
Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë
14:51 -24/07/2026
Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe
13:52 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?